Sapo kishte njohur një djalë, zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Sapo kishte njohur një djalë, zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Një vajzë shqiptare është zhdukur në Itali. Bëhet fjalë për 18 vjeçaren  Lila Mile, e cila u largua pa gjurmë nga banesa e saj më datë 10 tetor. Ajo u pa për herë të fundit afër stacionit Fasano por që nga ajo ditë familja e saj nuk di më gjë për të.

Rreth 18-vjeçare një ndihmë të madhe ka dhënë vëllai i saj Giorgio i cili mundi të hyjë në adresën e Snapchatit të Lila Miles dhe të zbulojë se prej dy apo tre muajsh kishte njohur një djalë shqiptar. Megjithatë familjarët kanë mohuar se vajza e tyre mund të jetë larguar drejtë Shqipërisë me djalin që kishte njohur.

Ndër të tjera vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi. Ai tha se ditën e ngjarjes vajza tha se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll.

Ai tha se 2 ditë më parë ishte parë pranë një ure duke kërkuar transport makinave që kalonin aty. Dëshmitarët që e panë thanë se ajo hipi në një makinë Peugot 107 gri, por më pas nuk ka pasur asnjë të dhënë.

Ditën e fundit kur u zhduk nga familja 18-vjeçarja kishte veshur pantallona të bardha të shkurtra, një këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Vajza ka flokë të gjatë kafe të hapur, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Policia ndërkohë kërkon që cdokush që ka dijeni për vajzën në fjalë të njoftojë policinë ose vëllain në numrin 320.2969429.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon