Sarandë, çahet tubacioni i ujit të pijshëm, ujërat vërshojnë në qytet dhe largojnë pushuesit nga plazhi (FOTO+VIDEO)

Qyteti i Sarandës është përmbytur nga vërshimi i ujërave mesditën e sotme

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ujërat vërshojnë në lagjet e qytetit bregdetar.

Nga pamjet e Report Tv, ujërat kanë shpërthyer në lagjen 1 të Sarandës mbi plazhin publik. Gjithashtu nga pamjet vihen re edhe pushuesit që largohen nga plazhi, për shkak të baltës që është krijuar. Siç bëhet me dije është çarë tubacioni i ujit të pijshëm.

Për momentin punonjësit e ujësjellës-kanalizimit janë në vendin ku është çarë tubacioni dhe kanë ndërprerë furnizimin. Ndërkohë po vijon puna për riparimin e këtij defekti.

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë, por ky nuk është problem pasi qyteti nuk ka ujë 24 orë dhe banorët e përballojnë furnizimin me ujë nëpërmjet depozitave.

Sakaq, gjatë ditës së sotme ka pasur ndërprerje të energjisë edhe në Sarandë, ashtu si në gjithë vendin, por ka zgjatur 30 minuta. Aktualisht nuk ka probleme me furnizimin.

Në një sezon veror dhe në një ditë kaq të nxehtë, ka pasur shqetësim. Edhe shërbimet janë detyruar të ndërpriten edhe prej mungesës së ajrit të kondicionuar. Deri tani nuk ka raportime për dëme, në banesa apo në pajisje elektroshtëpiake.

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 21/06/2024 14:35

    duke qene qe saranda eshte vendosur ne koder,,duhet te kete nje deborator per perpunimin e ujerave te zeza,,qe ato te mos hidhen ne det te paperpunuara,,dhe te behet nje zgjerim i kanaleve te zeza,,per vete shtimin e popullit aty ne vete me turiste

    Përgjigju
    • Emigranti: 21/06/2024 17:53

      Po ata qe nuk jane ne koder duhet te qarkullojne m_u_trat brenda per brenda?

  • veri: 21/06/2024 13:23

    kur eshte uje i pijshem,,pse ka ngjyre kafe...

    Përgjigju
    • Ndryshe: 21/06/2024 18:58

      Nga balta qe merr me vetë gjate rrjedhjes

  • emigranti: 21/06/2024 13:13

    ja dhe rilindja urbane dhe turizmi jone. keshtu do ndodhi shume shpejt edhe ne qytete te tjera. do plasi m*ti sheshit ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)