Sarandë/ Fshati Cerkovicë i harruar nga shteti, banorët: Politikanët kujtohen vetëm në kohë zgjedhjesh!

Banorët e fshati Cerkovicë në bashkinë e Finiqit prej kohesh ndihen të harruar, ata thonë se në fshatin e tyre politikanët dhe kandidatët për kryetar bashkie shkojnë vetëm në kohë zgjedhjesh. Ndërkohë që pasi mbarojnë ato, askush nuk kujtohet për fshatin e tyre.

Banorët thonë se në fshat nuk ka qendër shëndetësore dhe në rastet kur kanë urgjenca ata detyrohen të shkojnë në Sarandë. Qendra ekzistuese shëndetësore është tërësisht e amortizuar, por premtimet për rikonstruksionin e saj kanë qenë të shumta.

Nga ana tjetër banorët e Cerkovicës thonë se prej kohësh në fshatin e tyre nuk ka as ujë të pijshëm dhe as rrugë.

Do hapet ambulanca, do bëhet rruga, do kemi ujë e asgjë tjetër nuk u bë. Asnjë premtim. Kemi gjithë verën pa ujë. Nga mëhalla ime e këtej nuk ka ujë fare. Nuk vjen dot as ambulanca e as doktori.

Banorët

Janë të shumtë fshatrat në jug të vendit të cilët janë lënë në harresë nga institucionet vendore, sa që për mungesë kushtesh ka bërë që rinia të braktisin fshatin e për pasojë edhe tkurrjet e tyre nuk kanë të ndalur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale