Sarandë/ Grabitja e noterit Thoma Kaçi në tetor 2021, arrestohen edhe 2 persona! Dyshohet se ishin organizatorët

Sarandë/ Grabitja e noterit Thoma Kaçi në tetor 2021, arrestohen edhe 2 persona! Dyshohet se ishin organizatorët

Thoma Kaçi

Dy të rinj të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen si organizatorë për grabitjen e noterit Thoma Kaçi në Sarandë. Ata janë identifikuar si Samet Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Ilia Mata, 29 vjeç, banues në Tiranë. Numri i të ndaluarve për këtë ngjarje ka arritur në 5. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, 40 vjeç, Vladrias Himaj, 35 vjeç dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa, 53 vjeç.

Brahimi u arrestua tre ditë më parë (17 maj) nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë kallashnikov në makinë. 

Për Brahimin dhe Matën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të dy kishin rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e Kaçit, ngjarje që ka ndodhur më 20 tetor 2021. Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Si ndodhi grabitja

Mëngjesin e 20 tetorit rreth orës 7:40 minuta, në momentin kur noteri nga Saranda Thoma Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes dëgjuan derën të hapej nga dy grabitës të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë. Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 2 mln lekë në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.

Report Tv ka siguruar dosjen hetimore ku zbulohen detaje te ngjarjes qe tronditi qytetin e Sarandës. Të dyshuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën, madje duke kërkuar në një nga seancat e para pak ditëve edhe “sigurim prove”, për një prove ende të pabërë publike që sipas të dyshuarve provon pafajësine e tyre, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira