Në bodrum me derë sekrete, zbulohet 'miniera” e kanabisit në Sarandë! Në pranga 2 elektricistë të OSHEE, 'mbyllën sytë' para vjedhjes së energjisë! Në kërkim pronari (VIDEO)

SARANDË- Kultivimi i kanabisit në shtëpi bari, një praktikë e përhapur shumë në Europë, ka ardhur tashmë dhe në Shqipëri. Dje është zbuluar "miniera" e radhës në qytetin e Sarandës, ku ishin mbjellë plot 100 bimë me 50 llampa elektrike.

Kultivuesit ishin treguar "të zgjuar" pasi kishin përzgjedhur një zonë jo shumë të banuar, pranë fshatit Nivicë dhe në bodrumin e një magazine, ku mund të hyje nëpërmjet një "dere sekrete". Megjithatë, plani nuk u shkoi siç e kishin parashikuar, pasi u zbuluan për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike, madje duke çuar në pranga edhe 2 punonjësit e OSHEE-së, Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj të cilët "kishin mbyllur" sytë dhe nuk kishin denoncuar. Dy pronarët e magazinës Klajdi Miziri dhe Klodian Omeri, janë shpallur në kërkim pasi ky bodrum ishte marrë me qira pikërisht prej tyre. 

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe “Shpërdorimi i detyrës”, njofton Policia.

Shtëpia e barit në Sarandë  

Hyrja për në shtëpinë e barit

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin