Sarandë/ Protestë paqësore për hapjen e bulevardit, qytetarët: Bllokimi është goditje për biznesin

SARANDË-Biznesmenë dhe qytetarë në Sarandë janë mbledhur për të organizuar një protestë për të hapur Bulevardin  gjatë sezonit veror edhe pse një nga masat akoma në fuqi është ndalimi i tubimeve në vend për shkak të përhapjes së COVID-19. Edhe përse ishte premtuar që punimet do të përfundon në 20 qershor, bulevardi nuk do të hapet deri në verën e 2021.

Bizneset kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, në mënyrë që të jetë e aksesueshme së paku gjysma e bulevardit, nga mbyllja e së cilës mbeten automatikisht të papunë 300 veta. Plan projekti për ndërtimin e ri të Bulevardit të Sarandës ka ngjallur zemërim në Sarandë, fillimisht me protesta për nisjen e punimeve dhe tani për zvarritjen e tyre duke penguar sezonin turistik.

Qytetarët i kanë bërë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që punimet të shpejtojnë dhe deri më 15 qershor kur është vënë afati të paktën të hapet një pjesë. Ata janë shprehur se kompania që po merret me punimet është vonuar shumë duke mos respektuar afatin kohor, pasi kjo do të sjellë probleme me turizmin dhe kjo godet drejtpërdrejt biznesmenët në Sarandë.

"Jemi mbledhur sot  për të organizuar një protestë të vogël simbolike për problemin e turizmit,në emër të biznesit dhe qytetarisë i bëjmë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që të mbajnë premtimet. Bulevardi na është premtuar i kalueshëm më 15 qershor, bllokimi është një goditje për biznesin e Sarandës. Me turizmin ushqehet 80% e saj, firma nuk ka respektuar orarin e saj. Nëse kjo të vazhdojë nuk do të paguajmë taksa . Kërkojmë që më 15 qershor të jetë e hapur në mos e gjitha pjesërisht deri tek shkallët përballë karburanit", është shprehur një prej protestuesve i quajtur Armando Magllara.

E.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Kafsha: 01/06/2020 13:30

    Për cilin bulevard e kanë fjalen sepse Saranda është një degjenerim antiurban qe duhet hedhure e gjitha perdhe me dinamit dhe te mos i mbetet as nam e as nishan sepse FSHATARËT PËR 30 VJET E DEGJENERUAN.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Janë edhe më qesharakë seç i dinim