Sherr për parkimin në Sarandë, 41-vjeçari goditet me thikë në zemër, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori

SARANDË- Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë sot pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë në zemër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të autorit menjëherë pas ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit në mbrëmje. Autori u gjet i fshehur në një garazh mes dy pallateve larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)

1660769991_WhatsAppImage20220817at10.51.44PM.jpeg

Policia e Sarandës ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë, të mërkurën.

Report Tv siguron foton e autorit, i cili pasi e theri me thikë në zemër viktimën, u fsheh në një garazh larg vendit të ngjarjes.

 

Ora 22:50
Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohet autori! Ishte i fshehur në garazhin e dy pallateve

1660758015_vrasjamethikenesarande2.jpeg

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja të  shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 

Xhanelo Tarja, kamarier në një hotel, ishte fshehur në garazhin e dy pallateve,  larg vendit të ngjarjes.

24-vjeçari e ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin pas një konflikti për parkimin e makinave.

Ora 20:05
Vrasja në Sarandë/ Zbardhet shkaku i sherrit, autori qëlloi me thikë për vdekje 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin

1660760058_sarande.jpg

Shkak i sherrit që çoi në vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë është bërë debati për parkimin e makinave. Pas sherrit mësohet se 24-vjeçari Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër Klodian Bakinë.

Ora 19:53
Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori

1660758926_Sequence03.00160009.Still051.jpg

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 24-vjeçari Xhanelo Tarja dyshohet se pas një konflikti ka goditur me thikë për vdekje Klodian Bakinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 18/08/2022 07:24

    PER KETO VRASJE ORDINERE,,,FAJIN E KA BASHKIA,,,,QE NUK NDERTON ME SARANDE NJE PARKIM TE MADH ME 5-6 KATE,,,,QE TE MOS VUAJE SARANDA SE KU TE PARKOJE MAKINEN....EDHE KETA NJEREZ,,,NUK VRITET TJETRI PER 1 PARKIM,,,IK LEVIZ GJEJ NJE VEND TJETER....

    Përgjigju
  • kastriot: 18/08/2022 06:00

    te ngremi si populle te dalim neper shehe rruge te vendosim ligjin me vdekje bolle me te bejme referendum po vriten me keqe se ne Afganistan

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2022 01:25

    Konflikti mund te evitohej me nje tabele:/Ndalohet parkimi ne cdo ore,policia do te njoftohet ne rast shkeljeje./Por si gjithemone, cdo gje i lihet rastesise e c'organizimit dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Luigj marki: 17/08/2022 23:46

    Ore kam lexuar diku qe ne zonen e lacit dhe te shkodres e deri siper kan pas jetuar diku tek 200.000 vlleh ,autoret thojn se shumica Jan asimiluar,mos vall esht e njejta far ? Kush jeton ne emirgracion e di shum mir se kto qafzezet e kurbinit e tshkodres Jan njesoj me romunet,varse floriri,mastupa,hajduta dhe kurveri ne maksimum .......

    Përgjigju
  • Anonim: 17/08/2022 23:16

    NGADO TE KTHEHEMI VRASJE NGA HASHASHXHINJ E DROGAXHINJ, DUHET XHAXHI PER DENIMIN ME VDEKJE SE U TERBUA RINIA E DHJER E SHQIPERIS DMTH ALBANIKISTAN, KETU NE SARAND KY DROGAXHIU DHE NE ELBASSN DROGAXHIU TJETER QE JU VRAFT ZOTI KRIMINELA ,PO NUK KA ZOT JO DOMINON DJALLI ME SHUM SE JU KA HYR NE BARK.

    Përgjigju
  • Sad: 17/08/2022 22:34

    Më me qetësi dreqi ta hajë se u shuat fare o shqipe!

    Përgjigju
  • Bregu: 17/08/2022 21:49

    Saranda ka ça ka po per rrug ka ca rrugë qe edhe dhit e kan me zor qe te kalojne

    Përgjigju
  • Zjarr policia: 17/08/2022 20:44

    Ta eleminoj policia ne aksion autorin e vrasjes ne ket menyr mbyllet edhe hasmeria

    Përgjigju
    • Vlore: 17/08/2022 21:46

      Sakt, do ishte zgjidhja me e mire ne kete fatkeqesi mendore dhe njerzore.

  • Lushka: 17/08/2022 20:17

    Hani marmalaten te dy njeri ne boten tjeter tjetri ne burg hajde hajde edhe duan me hyr ne Europe ne skemi parimet bazë zemergjeresine jemi te ngushte ne koncept! Per nje vend parkiki ik ore vrisni veten injornater veitet robi per nje vend ik e parkoje me tutje! Europa 2022!

    Përgjigju
    • Arbërori: 17/08/2022 21:16

      Mjerim për këtë vend qfar pushteti ka, nga koka e poshtë të gjithë (pothuajse) drgagji janë

    • Nardi: 17/08/2022 20:54

      Ky brezi i ri mjer vendi dhe populli qe i ka ,keta skan dituri shum budallenj , robi duhet te ket zemergjeresin vizionin etj etj po ta ni o te poshter se sjeni te perjetshem ne kete dynja ,do kaloj deveja ne gjilper

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027