Sarandë/Tiranë me vrap për të promovuar qytetin e lindjes, maratonomaku Alush Çukari: E synoja prej kohësh, në plan të tjera destinacione

“Kam vrapuar që kur kam qenë nxënës në shkollën 8-vjeçare ‘9 Tetori’,”-u shpreh Alush Çukari, maratonomaku.

Është 55-vjeç dhe dashuron vrapimin. Alushi, një maratonmak i lindur në Sarandë, në fillim të shtatorit ka përshkruar distancën nga qyteti i lindjes deri në Tiranë me 8 ndalesa. Një distancë prej 265 kilometrash, me mision promovimin e Sarandës. Maratonomaku mbante veshur një fanellë ku shkruhej ‘Eja në Sarandë’, për të ndihmuar në thithjen e turistëve për sezonin turistik.

“Doja të provoja veten time dhe e realizova. Munda t’ia arrij qëllimit. Mbajta veshur edhe bluzën e Sarandës, pasi doja ta ndihmoja për sezonin turistik. Kishte dhe mbishkrimin ‘eja në Sarandë’,”-tha Alushi.

Në nderim të sakrificës Alushi është pritur me një ceremoni në bashkinë e Sarandës ku u vlerësua për misionin e tij. Ai është mbështetur në këtë sfidë nga Bashkia Sarandë dhe kryebashkiaku Gurma. 

“Na ka bërë të gjithëve krenarë dhe ta shikojmë jetën në një tjetër dimension e një tjetër optikë. Të vraposh nga Saranda drejt Tiranës me këtë mbëshkrim është krenari për këdo në qytet,”-deklaroi Adrian Gurma, kryebashkiak i Sarandës. 

Për të njëjtin qëllim Alushi ka planifikuar disa vrapime të tjera, por në qytete të ndryshme.

Alush Çukari dhe kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë