Sardele në furrë nga Zonja Vjollca

Sardele në furrë

Përbërësit:

1 kg sardele

100 gr bukë e thekur e grirë

3 thelpinj hudhra

1 tufë majdanoz

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Limon

Dafinë

Përgatitja:

Sardelet e pastruara (pa shtyllë kurrizore) I lajmë dhe I lemë të thahen në një letër kuzhine.

Në një tigan me pak vaj kaurdisim bukën e thekur të grirë dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë hudhër të grirë dhe në rende, majdanozin të grirë hollë, djathin parmixhano, kripë dhe piper të zi si dhe pak lëkurë limoni. Përziejmë mbushjen.

Lyejmë një tas me vaj dhe mund t’I mbushim sardelet në formë roleje. Vendosim sardelen në dërrasën e furrës, në fillim vendosim 1 lug e gjysmë kafeje mbushje dhe e bëjmë role, më pas e vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet.

Por mund t’I mbushim edhe thjesht duke i palosur për së gjeri në formën fillestare. I spërkasim me pak vaj dhe kripë. Vendosim disa gjethe dafine dhe I pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria