Sardenja nën ‘pushtetin e flakëve’, digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, evakuohen 1500 banorë! Mijëra forca zjarrfikëse zbresin në terren për të shuar flakët

Paraqitet e vështirë situata nga flakët që po përhapen në ishullin Italian të Sardenjas. Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët.  Bilanci i zjarrit gjigant që shpërtheu në Montiferru, në zonën e Oristano, është shumë i rëndë.

Ende nuk është bërë e mundur të bëhet një vlerësim i saktë duke pasur parasysh që zjarri, vazhdon të rrezikojë shtëpitë dhe bizneset.

Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë.

Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.  Qyteti i vogël u rrethua nga flakët natën e kaluar dhe rreth 200 njerëz u zhvendosën.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot