Sazani pastrohet nga predhat, momenti i shpërthimit në bunker (VIDEO)

Ishulli i Sazanit është pastruar nga municionet luftarake. Report Tv publikon pamjet e shpërthimit të municioneve në një nga bunkerët e fortifikuar. Gjatë operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer municione të paplasura të llojit predha artilerie, të kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni nga Ministria e Mbrojtjes u krye në masa të rrepta sigurie në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj – shtator.

Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me radhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

Mbyllja e ishullit do të zgjasë deri në fundjavën tjetër, kur do të hapet për turistët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League