'School me', projekti pilot në 35 shkolla, synohet zgjerimi i mësimnxënies

“School me” është platforma dixhitale më e re që ministria arsimit ka filluar të pilotojë në 35 shkolla 9- vjeçare në të gjithë vendin. Ky projekt përfshin nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

ReportTv ndoqi nga afëri një orë mësimi në shkollën “Misto Mame” ku ky projekt ka më shumë se dy muaj që po zbatohet.

Mësuese Suzana shprehet se ky projekt synon të zgjeroje mësimnxënien si dhe ta bëjë orën mësimore më tërheqëse për nxënësit.

"Është një projekt i cili synon që të perfeksionojë kompetencën dixhitale dhe të risë mësimnxënien tek nxënësit nga mosha 5-15 vjeç. U pranua me mjaft dëshirë ky projekt edhe nga fëmijët, por më tepër edhe nga prindërit", u shpreh mësuese Suzana.

Platforma dixhitale “School me” është e aksesueshme dhe nga prindërit duke i lënë atyre në çdo kohë mundësinë e informimit mbi ecurinë e fëmijëve të tyre .

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale