“Scriptum n sonus” të ringjallësh dëshirën për poezi në epokën digjitale

Prej 1 viti në Tiranë, ka filluar të funksionojë një nismë e qujtur “Scriptum n sonus”, një klub letrar krejt origjinal, shumë i veçante dhe afër të rinjve,  i cili bashkon tre zhanre te ndryshme  artistike në një: letërsinë, muzikën dhe artet pamore. Të ftuara në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, Jerida Sakaj, Dr. ekzekutive dhe Xhoana Sulaj, skenariste treguan më tepër rreth këtij klubi që ka arritur të përthithe pranë vetes një sërë lexuesish të harruar që e duan letërsinë.

Poezia nuk është asnjeherë demode mendoj unë, poezia ka ekzistuar, do ekzistojë dhe do vazhdohë edhe përtej brezave. E rëndësishme është që ne të kthejmë vëmendjen tek poezia dhe ndoshta për të gjithë ata që janë nostalgjikë të dëgjojnë të gjitha poezitë që janë pasur përzemër dikur. Për brezin e ri që nuk e njohin një pjesë të mirë të poetëve , ti njohin këta poetë. Dhe duke i futur të gjithë brezat së bashku atëherë bëhet një gjë që tërheq të gjitha moshat. Poezia nuk del kurrë nga moda, kjo pastaj është edhe forma sesi ti e sjell për të tërhequr më shumë të rinjtë.

Jerida Sakaj, Dr. ekzekutive

 Me ane të kombinimit të letërsisë, muzikës dhe arteve  “Scriptum n sonus” perçon artin letrar, muzikor e pamor në klubet e natës me anë të netëve live, duke i kthyer këto klube për pak orë ne klube letrare, ku publiku gëlltit shijon vargje shqiptare dhe të huaja të punuara dhe interpretuara mjeshtërisht. 

Jerida Sakaj, Dr. ekzekutive dhe Xhoana Sulaj, skenariste ne studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)