Së bashku me babain e tij plagosi rëndë tre persona, arrestohet 25 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Përmetit

Së bashku me babain e tij plagosi rëndë tre persona, arrestohet 25 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Përmetit

Paratë dhe municionet e sekuestruara

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit si bashkëpunëtor i plagosjes së tre personave në Përmet. 

Pas ngjarjes së ndodhur rreth një muaj më parë, në pranga ra menjëherë i ati i 25 vjeçarit J.N i cili u arrestua ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Arrestimi i të riut është bërë në Tiranë pas informacioneve të shkëmbyera mes policisë së Tiranës dhe të Tërmetit. 

Kujtojmë se ndaj tre të plagosurve të identifikuar si Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., u shkaktuan dëmtime të rënda si pasojë e goditjeve me sende të forta. 

Babë e bir, K.N, 48 vjeç dhe J.N, 25 vjeç të dy banues në Përmet, akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjatë arrestimit të K.N,48 vjeç një muaj më parë, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto