‘S’e di nëse drejtimi politik i Shkodrës është surprizë e këndshme’, Edona Bilali tregon sfidat politike, bullizmin ndaj saj e deri te videoja e pastrimit që u bë virale

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Report Tv, tha se nuk e priste t’i besohej posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës. Ajo u shpreh në Report Tv se kjo është një sfidë e madhe për të.

“Drejtimi politik i qarkut Shkodër është një sfidë e madhe, nuk e kam pritur këtë gjë nuk di të them  nëse është surprizë e këndshme apo jo, por është një përgjegjësi e madhe,  për mua ishte surprizë, unë nuk e di nëse do t’ia besoja dikujt këtë post me karakteristikat e mia”, tha ajo.

Bilali u kthye pas në kohë teksa kujtoi gjimnazin që ka kryer në kryeqytet duke u shprehur se është bullizuar  nga bashkëmoshatarët.

“Kam patur shumë bullizëm në Tiranë për gjuhën e trashë. E kam përjetuar në gjimnaz, më thanë ”erdhën këta malokët” ishte hera  e parë në jetën time që e dëgjoja këtë fjalë”, tha Bilali.

Për videon që u bë viarale teksa ministrja pastronte mbetjet në një ndër lagjet e Shkodrës, Edona shpjegon për herë të parë prapaskenat e saj.

“Për pastrimin shyqyr që e nisi kryeministri që të mos dukem jashtë normales, nuk mund ta shohë mjedisin rreth e rrotull me mbetje. Edhe videoja për pastrimin e mbetjeve erdhi nga reagimi që shpesh bëhet në rrjetet sociale pa lexuar mirë mesazhin. E para, më akuzonin se ajo nuk mund të ishte rastësore, nuk e kuptonin që ai ishte një spot për të përcjell një mesazh. Por mesazhi nuk ishte i imi, ne vetëm ideuam videon. E dyta por më e rëndësishmja kryem një punë të mirë së bashku me një grup të rinjsh që  nuk qëndruan në kafe apo duke parë tv”, tha Bilali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niu: 28/11/2021 04:43

    Te fala ju ben Toma. Besoj me kupton.

    Përgjigju
  • Melisa: 27/11/2021 22:17

    Kudo neper BE ministrat te pakten nje here ne jave jane neper emisione-kafe dhe me pas dreke apo darke. Ne Shqiperi duhet te behet perdite ngaqe ne fund te fundit ca pune tjeter kane per te bere???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish