'S'e lejojmë Ramën këtu' PD-ja në Fier nis krijimin e 'komiteteve' kundër 30 Qershorit: Vendimi i Metës, i mirëprogramuar

Dy ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit, kryetari i PD-së në Fier Luan Baçi ka nisur zbatimin e urdhrit të partisë. Ndërkohë që në Librazhd, sot demokratët tentuan të bllokojnë eskortën e Ramës.

"Nuk do ta lejojmë Ramën që të vijë në Fier. Të gjithë ju jeni në dijeni të një vendimi që ka marrë Basha. Një vendim i marrë në një sërë vendimesh të kësaj periudhe shumë të nxehtë dhe situate të jashtëzakonshme, që kërkojnë masa të jashtëzakonshme.

PD-ja ka dorëzuar juridikisht mandatet, por de facto janë mandatet e PD-së, pasi ka rritur mbështetjen. Duam ti japim drejtimin e duhur Shqipërisë. Me kokëfortësinë e tij Rama vijon që të bëjë sikur bën fushatë për të zgjedhur kryetar bashkie.

I bëj thirrje Armando Subashit që vijon që të bëjë fushatë më mësuesit, fëmijët dhe administratën në oborrin e shkollave duke shkelur ligjin duke abuzuar për t'u riemëruar. Është në turpin e tyre nuk ka për të pasur 30 Qershor. Shqiptarët do i bojkotojnë.

Do të doja nga ju, nga ajo që keni parë dhe dëgjuar se cfarë kemi parë për të ndalur uzurpimin e pushteteve. Rama nuk njeh Presidentin, që me një akt normal juridik të mirëprogramuar dhe mirëpërgatitur nga juristë dhe ekspertë nga më të mirë... i jep urdhër KQZ që të mos njohë dhe për të vazhduar fushatën" deklaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIRANA: 14/06/2019 11:59

    TI JE I PARI ORE FARE E MUTIT QE PASKE MBLEDHUR 30 PJERDHURINA PEDESH NE FIERIN E SOCIALISTEVE QE DO VESH NE VERE TE MOTRES.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/06/2019 23:19

    Ndaj Rama eshte frikesuar ....

    Përgjigju
  • Fierak: 13/06/2019 21:57

    Ne Fier nuk do lejoni Ramen ju me 10 halabeke,Fieri kryeqyteti i socialisteve ahahhahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët