Së shpejti Forcës Ajrore shqiptare i shtohen helikopterët “Black Hawk”, Kim: Krah për krah si aleatë të denjë (VIDEO)

Forcës Ajrore shqiptari do t'i shtohen edhe helikopterët 'Black Hawk', të cilët shumë shpejt do të mbërrojnë në Shqipëri nga Amerika.

Kontrata u nënshkrua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.

“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri - tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët "Black Hawk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.  Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë "krah për krah".

Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Haëk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare e Neë Jersey. Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare.

E.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento

Komente

  • Sali: 29/05/2020 13:08

    Falas dhe ishalla dhente zoti mos pacin probleme pilotet.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/05/2020 10:50

    Po si lypsa ngelem ne shqiptaret. Vetem falas marrim nuk blejme dot asgje

    Përgjigju
    • Kafsha: 29/05/2020 13:19

      Ti do vetem bukë kushedi sa herë e ke deklaruar. Ti flet vetem për bukë, akoma nuk je ngopur.



×

Lajmi i fundit

John

Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane të fshehura në çantën e gruas, pranga dy personave në Morinë (EMRAT)