Së shpejti një linjë vetëm për fëmijë?! Frensi Muça zbulon planet: Do ketë më shumë nga unë, por do të ketë firmën e…

Së shpejti një linjë vetëm për fëmijë?! Frensi Muça zbulon planet: Do ketë më shumë nga unë, por do të ketë firmën e…

Për të gjithë ata që ndjekin modën, ‘Fashion Week” është eventi më i rëndësishëm I vitit. Të gjithë ndjekin me kërshëri pasarelat, por edhe parakalimet me veshje të cuditshme në rrugë, që për javën e modës është mëse normale.

E ftuar në “Rreze Dielli” fashion designer Frensi Muça ka folur për trendet e këtij viti.

Ajo së bashku me moderatoren Suada Daci, Frensi ka komentuar veshjet që ranë më shumë në sy gjatë javës së modës, e kryesisht ngjyrën rozë që u vu re më shumë.

Ndërkohë Frensi Muca ka folur edhe për punën e saj të përditshme, së bashku me mamanë e saj. Ajo ka zbuluar se së shpejti mund të hapë një atelie të vetën, por ku do të punohet vetëm për fëmijët.

E kam gjithmonë veten të bashkëngjitur me emrin Jona Muça. Jam e lumtur dhe jam krenare që skicat e mia relizohen dhe përfaqësohen nga emrin I saj. Për momentin jam e lumtur në këtë prizëm, pra që jam designer në këtë atelie. Përsa i përket një linje kam një ide për fëmijet, firmosur nga Jona Muça që të ketë pak më shumë nga unë, që do ti dedikohet moshave të vogla.” shprehet në “Rreze Dielli” fashion designer.

Për vajzën që rrjedh nga një familje që e dashuron modën, rëndësi ka të mos bëhesh kopje e dikujt tjetër. Ajo thotë se shumë më tepër sesa të jesh në modë, rëndësi ka të krijosh një stil tëndin.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë