Së shpejti projekti ‘Ted Kashar’, qeveria nis shpronësimin! Plani 100 mln euro, do të rrisë industrinë vendase! 7 mijë vende punë e qendra biznesesh

Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik “TEDA Tiranë” do të nisë së shpejti, pasi qeveria ka marë vendimin për shpronësimin, e pronarëve që preken nga realizimi i projektit

Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, është një hapësirë e posacme për bizneset e huaja, që duan të vendosen në Tiranë, ajo është një bashkëpunim mes Qeverisë dhe Bashkisë, dhe përfshinë një sipërfaqe prej 35 hektarësh pranë Kasharit. Projekti synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare. Plani i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2020, dhe tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon se periudha e funksionimit të kësaj zone të jetë 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.

Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Kashar” parashikohet të jetë rreth 100 milionë euro. Më herët Veliaj e cilësoi si një transferim të data-centerit më të madh të të gjithë Ballkanit dhe për të kaluar nga fasonët dhe call center në data center, për punë që paguajnë më shumë. Shumë kompani nga Izraeli janë shprehur se, nëse hyn kjo data center në Shqipëri, edhe 87 kompani që i kanë lidhur bizneset me këtë data center, janë gati të transferohen aty. Nëpërmjet këtij projekti, krijohet mundësia  për një treg pune për 5-7 mijë persona të mirëpaguar.

Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, njëqind e pesëmbëdhjetë milionë nga Bashkia Tiranë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS