‘Metamorfoza’/ Seancë maratonë te GJKKO, avokatët përplasen me Dumanin për përgjimet e SKY ECC! 3 nga të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Të pandehur të dosjes 'Metamorfoza'
Tiranë- Disa nga të akuzuarit e dosjes Metamorfoza mes të cilëve, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi Operacionales Oltion Bistri dhe boksieri Astmer Bilali, kërkuan në Gjykatën e Posaçme që të gjykohen me gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën trupa gjykuese do shprehet në seancën e radhës.
Seanca e sotme (1 Tetor) zgjati rreth 3 orë. Gjyqi është shoqëruar me debate mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani, me avokatët e të pandehurve.
Sipas mbrojtësve ligjorë, pas më shumë se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime. Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për një ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.
Sa i përket Sky ECC, biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve, si të paligjshme.
Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK, të vëna në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.
SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin, duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO, që i konsideron prova të ligjshme.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
29.2%
-
Jo
58.8%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paloka e kallëzoi për shpërdorim detyre kur drejtonte Hipotekën, deputeti i PS Jurgis Çyrbja pyetet për 5 orë nga SPAK: Nuk kam koment, s'jam marrë i pandehur!
8 Tetor, 10:09
-
Deputeti i PD, Isuf Çela paraqitet në SPAK për 90 minuta, nuk prononcohet pas daljes: S'kam asnjë koment! (VIDEO)
8 Tetor, 10:02
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Jakin Marena: SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në
5 Tetor, 16:10
-
‘PD, Hamasi shqiptar’, Petro Koçi: Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antishtetërore! Tenton lufte civile vëllavrasëse
4 Tetor, 19:08
-
E akuzon se fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe
4 Tetor, 13:37
-
Kryebashkiaku i Burrelit në SPAK, Agron Malaj qëndroi për 1 orë! U pyet në lidhje me çështjet që ka dijeni (VIDEO)
4 Tetor, 12:07
-
‘Masakra e Lushnjës’, shtyhet gjyqi ndaj të dënuarit përjetë Laert Haxhiu! Shkak leja vjetore e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, i pranishëm edhe Dumani! Avokati: Të dorëhiqet prokurorja
4 Tetor, 11:41
-
Mero Baze: Opozita ka rast të provojë nga 'varet' drejtësia
3 Tetor, 19:39
-
Namir Lapardhaja: Opozita ‘mos më prek me dorë’
3 Tetor, 16:17
-
Afera 'Partizani'/ Ankimoi vendimin e gjykatës për marrjen e provave, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e radhës për Jamarbër Malltezin
3 Tetor, 15:31
-
Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime
3 Tetor, 13:40
Duhet te thon "ore me nxir cik mandatin e pergjimit". Se kur dikush vihet ne hetim meret urdher gjykate francezet skan pergjuar nje njeri kjo nuk esht pergjim esht hakerim e kan ber pa shenjestruar nje njeri posacerisht. Edhe po te thot ndonje i zgjuar qe "po mir ligjin e kan thyer francezet jo neve". A nuk jeni koleg ju me interpol e ca jan kto agjenci? I bie qe francezet te marin polic italian te pergjojn ne franc e francezet te pergjojn ne itali edhe te thon "po nuk e kemi ber neve, keshtu qe skemi nevoj per mandate apo regulla apo ligje". O jeni per drejtesi o nuk jeni. Ne vende qe ligji funksionon ja kan hedhur paq vrases serial e lloj lloj mostradh se esht shkelur procedura. E jo me thjesht trafikant qe sjan dicka e vecant ceo shtet ka me mijera...p
Përgjigjueshte e vertete qe pergjimi behet ne rrethana te parashikuara te vendosura praprakisht nga gjykata, ndersa hakerimi eshte sulm kibernetik dhe jo terrorizem shtetror. Trafiku i droges eshte sensibel ne mbare boten qe nuk argumentohet me asnjelloj pergjimi jo me me ato ambjentale si ne shqiperi. Nese ka dekonspirim e kote te kerkosh nga gjykata te marresh mandat. Keshtu funksionon si ne itali, france dhe keshtu duhet te jete edhe sot e tutje ne shqiperi. ANdej nuk te pergjojne te zene me presh ne dore dhe nuk humbasin kohe me muaj te perkthejne shkresa nga njeri shtet ne tjetrin eshte i ligjshem apo i paligjshem nje akt kushdo ta kete sjelle nje dokument per gjykate dhe ku eshte droga qe qenka pergjuar nga sherbimet partnere ky eshte thelbi me te cilin paraqitesh ne gjykate me ballin lart per te kerkuar nje mase sigurie
Te zgjuar, keni ngaterruar fon e Xhevair Lites.
Përgjigju