53 fashikuj/ Dosja e Tahirit transportohet te Krimet e Rënda me 'karrocë' (VIDEO)

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia mbërriti në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po të zhvillohet seanca paraprake. Tre prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet. Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak prokuroria nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë, ndërsa avokati i Tahirit, paralajmëroi se nëse vijojnë zvarritjet do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me volumin e dosjes së Tahirit, e cila përmban 53 fashikuj duke detyruar punonjësit që t'i transportojnë në seancën gjyqësore me 'karrocë'. Ndërkohë që përpos 'karrocës' së mbushur plot, një punonjëse mbante në duar fashikuj të tjerë. Pjesë e dosjes janë edhe Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës në kërkim, ndërkohë që po përfaqësohen nga avokatët. Gjyqtarja Miliana Muça nuk ka lejuar kamerat duke vendosur që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Fashikujt e dosjes Tahiri në karrocë

Tahiri sot te Krimet e Rënda

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 26/03/2019 13:43

    Me shume kushton letra e harxhuar se sa padia e tahirit

    Përgjigju
  • Naimi: 26/03/2019 12:14

    O Lesho paraja shet baben nanen gruan ska gje ne kete bote qe sben paraja

    Përgjigju
  • Xhevdet Mustafa e Fahrri Pler Spiuni: 26/03/2019 11:36

    Kush i mjerë i shkruajti gjith këto dosje? E paguan të paktën apo veresé sic eshte zakon?!

    Përgjigju
  • Maks: 26/03/2019 11:16

    Tahiri do dali i pafajshem sipas gjith fakteve qe kan hedhur prekuroret e saliut i bie qe tahiri ti denoncoj dhe te marr demshperblum te madh ketyre

    Përgjigju
    • Alb: 26/03/2019 15:32

      Te gjithe ne kembe te mbrojm sajmirin!! Sic the ti maks. Ai esht I pafajshem. Ato ishin kusherinj shume te larget.

  • Lesh lesh: 26/03/2019 09:58

    Ky avokati i Tahirit siku nuk do merte pjesë në asnjë seancë deri te premten, apo peshk i mirë Tahiri ska ku gjen si ai..

    Përgjigju
    • Avokati: 26/03/2019 13:24

      Epo prandaj e paskan caktuar pezullimin e gjyqeve nga e mërkura këta se të martën paska pas gjyq kryetari.

    • Lorena: 26/03/2019 10:46

      Epo beni si them un mos beni si bej une

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët