Sekretari i Kushtetueses: Jemi të zhgënjyer me buxhetin, shtuam punonjësit se na presin 110 dosje! U goditëm edhe nga tërmeti (VIDEO)

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile deklaroi se në këtë institucion që prej dy vitesh është jashtë funksionit dhe tashmë pritet që të krijohet, janë rreth 110 kërkesa që presin për t'u shqyrtuar. Ai u shpreh se është në opozitë me buxhetin që është planifikuar për vitin 2020. Papandile tha se duke pasur parasysh fluksin e punës, mbledhja e gjyqtarëve ka miratuar 72 punonjës të kësaj gjykate. Përsa i përket investimeve ai kërkoi që të merren parasysh kushtet ku do të punojnë anëtarët e rinj, pasi godina është e amortizuar dhe se ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit.

"Jemi të zhgënjyer me buxhetin sepse është ulur me 3 mln lekë. Sa i përket investimeve nuk po zgjatem shumë në shifra si jurist që jam po ju paraqes disa nga kërkesat e kësaj gjykate të cilat lidhen me godinën se jemi në të njëjtën godinë, se ambientet e amortizuara të Gjykatës Kushtetuese, të goditura për së dyti nga tërmeti. Mendoni kushtet në të cilat kanë filluar punë anëtarët e rinj të gjykatës Kushtetuese. Duke pasur parasysh fluksin e punës, mbledhja e gjyqtareve ka miratuar 72 punonjës të kësaj gjykate. Nuk kam shifër tamam, por diku 110 të dosje. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur" tha ai.

Por Bashkim Fino reagoi duke thënë se buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje. "Projektbuxheti i gjykatës Kushtetuese është në rritje. I japim  160 mln lekë. Nga 34 mln lekë ju keni harxhuar vetëm gjysmat dhe me të drejtë ministria e Financave ka akorduar 31 mln lekë. Nga 34 mln lekë për investime keni harxhuar 0. Kur unë të jap 4 mln ti investon 0.2 kjo është absurde. Nga 114 mln lekë që është totali ne ju dhamë 161 mln, rritje goxha e konsiderueshme" tha ai.

Deputeti i opozitës në Kuvend, Andi Përmeti referuar ngërçit ku është futur kjo gjykatë, e pyeti duke qenë se sot jeni organi i vetëm që keni dy anëtarë për një vend a do jepni dy rroga, keni kërkuar 2 zyra, keni kërkuar buxhet shtesë për këtë apo jo? "Unë kam ardhur për buxhetin dhe do përgjigjem vetëm për buxhetin. Buxheti kërkohet për të 9 anëtaret nuk kërkohet për 1 ose 2. Ftesa me ka ardhur për buxhetin e shtetit dhe nevojat e gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese mbetet në opozite gjithmonë për shkaqet e buxhetit. Jemi në një godinë por nuk kemi të njëjtat kushte" tha ai, duke iu referuar deklaratës së Fino, por ky i fundit u përgjigj duke thënë se  "Nuk thashë se nuk meritoni investime".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
VIDEO-Krijimi i SPAK-ut/ Prokurorisë së Përgjithshme i hiqen 60 punonjës

Prokurorisë së Përgjithshme për vitin e ardhshëm do i hiqen nga organika 60 punonjës. Mes anëtarëve ka pasur debate, por relatori Bashkim Fino u shpreh se 60 punonjësit që i hiqen nga organika prokurorisë i kalojnë SPAK-ut, që do të krijohet. "Është menduar që prokurorisë së përgjithshme ti hiqen 60 punonjës, nuk jemi dakord" tha Luan Abazi, përfaqësues nga Ministria e Financave.

Por Fino shpjegoi "Heqja e 60 personave është krijimi i SPAK. 60 ikën për krijimin e një sektori të ri. Këta kur vijnë këtu duhet të raportojnë. Shifrat që janë paraqitur këtu janë mëse të mjaftueshme për aktivitetin e prokurores së përgjithshme" tha Fino. "Nr. i prokurorëve është miratuar me dekret të presidentit. Nr. i prokurorëve për prokurorinë e posaçme është gjë më vete, heqja e 60 veta është problem" tha Abazi.

Por për kryetarin e Komisionit të Ligjve "Çështja e nr. është e mbyllur. Ka një shtim të numrit të oficerëve të policisë gjyqësore, jam dakord që Ministria e Financave të akordojë fondin shtesë për Prokurorinë e Përgjithshme". Ndërsa Ela Qokaj, kancelarja e Shkollës së Magjistraturës kërkoi "sistemim dhe zgjerim të ambienteve të Shkollës së Magjistraturës".

Ora 12:19
KLP-ja kërkon shoferë për anëtarët! Fino: Absurde! Po ulim nivelin e bisedës (Debati)

1574075374_gentiibrahimi.jpg
Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi kërkoi në komisionin e Ligjeve që në buxhetin për vitin 2020 të shtohen 6 shoferë, 4 sekretarë dhe specialistë IT-je, kërkesa që u rrëzua pas shumë debateve. "Ka një dallim mes tavaneve buxhetore të dhëna nga ministria e Financave dhe kërkesat e këshillit. Totali i diferencës është 214 milionë lekë mes tavanit dhe kërkesës. Një pjesë e shtesave që propozohen në 2020 ka lidhje me shtimin e punonjësve në administratë. Ne kërkojmë që të kemi 4 sekretarë më shumë. Me logjikën e ligjit katër komisionet, prandaj duhet të kryejnë funksionin në mënyrë optimale dhe prandaj duhen dhe katër sekretaret. Një shtesë tjetër ka të bëjë me numrin e shoferëve pranë KLP. Kemi vetëm 7 shoferë.

Gjatë këtij viti kemi pasur rastin të diskutojmë për statusin e KLP. Në këto kushte trajtimi i anëtarëve për transport duhet të zgjidhet. Si për KLGJ duhet të bëhet dhe për KLP. Duam dhe 6 shoferë. Specialistin e IT-se, kemi vetëm një të tillë. Na duhet dhe një tjetër" tha ai. Por, relatori i buxhetit Bashkim Fino e kundërshtoi. "Ju keni 7 shoferë dhe kjo është absurde, që të kërkoni rritjen e numrit të shoferëve dhe sekretarëve. Është gjynah të ulim nivelin e bisedës për buxhetin. Buxheti për KLP është 73% më shumë" tha Fino.

Ndërkohë që Adriatik Alimadhi nga opozita nuk kurseu batutat drejtuar Finos. "Zotëria është nga Gjirokastra dhe qeveria ka gjetur njeriun e duhur për buxhetin". Megjithatë Ibrahimi këmbënguli sërish "Çështja e shoferëve ka të bëjë me statusin dhe cdo anëtar i KLP-së ka statusin dhe këta funksionarë mbështeten me shërbimet e një drejtuesi mjeti. Jemi përpara domosdoshmërisë për këtë shërbim. Unë sot e kam marrë vesh se do të diskutohet buxheti. Por kujtoni se cështjet e statusit të anëtarëve të anëtarëve të KLP-së nuk janë të diskutueshme dhe negociueshme" tha Gent Ibrahimi.

Ora 11:48
VIDEO/Gjyqësori kërkon më shumë fonde, Fino: Jemi treguar shumë dorëlëshuar (Shifrat)

Në komisionin e Ligjeve raporton edhe shfaqur problemet dhe kërkesat e tyre edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami kishte disa kërkesa për rritje të fondeve të buxhetit për vitin 2020. "Kërkojmë 28 mln lekë për të përballuar shpenzimet për fillimin e aktivitetit te godina e re, sistemi audio dhe video dhe gjeneratorët. Kërkojmë të na miratoni 60 mln lekë për shpenzime operative, 40 mln lekë investime për gjykatat dhe 100 mln lekë në investime për menaxhimin elektronik dhe shtesën për KED-në" tha ajo.

Ndërkohë që relatori i buxhetit, Bashkim Fino u shpreh se qeveria është treguar dorëlëshuar me gjyqësorin. "Ngela i befasuar nga ekspozeja shkatërruese e kryetares së KLGj-së, por është buxheti i parë dhe do ta prisja. Bëri një analizë që do ta kisha zili. Më lejoni të them që në relacion keni projektbuxhetin në total të KLGJ-së, i KLGJ-së dhe gjykatave. Unë mendoj se qeveria e gjyqësorit që janë këta kërkon fonde si do të trajtohet veprimtaria e tyre gjatë 2020.

Qeveria e madhe është treguar koherente dhe dorëlëshuar në të gjitha shifrat që do të them më poshtë. Nuk mund të plotësohen të gjitha kërkesat, por të KLGJ-së janë plotësuar. Afro 50% më shumë do të jetë buxheti se vitin e kaluar. Totali i investime krahasuar me 2019 është 40.7%. Ju keni lekë për t'i harxhuar, 150 mln lekë të reja për dy muajt e fundit, vetëm për shpenzime, se ato janë të shpërndara njëlloj. Gjithashtu u shtohen 100 punonjës" tha Fino.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se "Jemi dakord që 25 mln lekë ti merret ministrisë së Drejtësisë, ndërsa për KED, nuk e di nëse do të vijohet të operohet të akordohet fond nga buxheti rezervë, pasi është organ kushtetues dhe jo i përkohshëm, por nuk besoj se ka pasur nevoja aq të mëdha".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 18/11/2019 12:26

    ZABGJ - ka vjedhur deri tani fondet e akorduara per gjykatat, eshte strukture e korruptuar se nuk e kontrollon askush. Vazhdojne te jene po ata punonjes te korruptuar, auditi, tecilet marin vet leket per investimet e gjykatave dhe nuk u ka hyre asnje gjemb ne kembe... verifikoni pasurin e tyre -njesoj si e gjyqtareve te korruptuar, Artur Mamadhi kryeson...

    Përgjigju
  • Tutu: 18/11/2019 12:12

    Ku e paskan gjetur kete fytyre batakciu...

    Përgjigju
    • Tata: 18/11/2019 17:36

      Cila prej tyre se jane disa o TUTU????

  • Faik: 18/11/2019 11:27

    ASNJÉ KOKÉRR LEKU MOS t'ju japé QEVERIA , pa u LARGUAR Besnik Muti Muçi , XHAFERLLAR KRIMI dhe VITORE MAFIA Tusha e KRIMIT té ORGANIZUAR , sepse kéta BANDITÉ , HAJDUTÉ dhe KRRIMINELÉ duan ti béjné PARATÉ RRUSH E KUMBLLA !!! QEVERIA ti béj vet RIPARIMET E TÉRRMETIT dhe OBJEKTEVE!!!!! KRIMIT té ORGANIZUAR népér GJYKATAT e PLEPAVE té DURRÉSIT , PA u PASTRUAR nga VETTINGU NUK DUHET T'JU JEPET AS EDHE NJÉ QINDARKÉ , sepse kéta KRYEHAJDUTÉ dhe KRYEKRIMINELÉ do ti VJEDHIN!!!!! Edi Rama té béj KUKDES té madh !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale