Sektori i Shërbimeve do ‘shpëtojë’ të papunët në 2021! Ministria e Ekonomisë: Papunësia rritet me 2% në 2020, por ulet vitin tjetër

Sektori i shërbimeve është më i godituri e njëherësh më i kërkuari. Ky është sektori i shërbimeve në Shqipëri që edhe pse ka pësuar humbje me mbylljen e qepenave të shumë bizneseve përsëri shihet si mundësi për rekrutimin e punonjësve në 3 vitet në vazhdim.

Në dokumentin e kuadrit makro-ekonomik 2021-2023, thuhet se punësimi do të rritet mesatarisht me 2.4%, ndërkohë që viti i ardhshëm do të ketë hovin më të madh, me një rritje të numrit të të punësuarve me 4.2%.

Nëse e ardhmja shihet me optimizëm, e tashmja sipas ekspertëve Ministrisë së Financave tregon një panoramë më të zymtë. Për vitin 2020 ata presin një rritje të shkallës së papunësisë me rreth 2% këtë vit, duke e çuar atë në 13.8%. Ky nivel pritet të ulet gradualisht në vitet e ardhshëm, dhe deri në fund të trevjeçarit 2023,nga 11%,  papunësia do të arrijë të jetë në nivelin të ulët historik 9%.

Për të nxitur punësimin e personave që kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë Ministria e Financave ka hartuar programin e ri-punësimit i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Nga ky program do të kenë mundësinë të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë humbur punën nga data 10 mars 2020 deri më 23 qershor 2020, ku shteti do të subvencionojë në dy skemat e para të punësimit 4 dhe 8 mujor, 6 paga nga 26 mijë lekë dhe në skemën e tretë me punësim 1 vjeçar subvencionon kontributet.

Grafiku punësimit dhe norma e papunësis

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 06/08/2020 09:22

    jam shume kurioz se ku i gjejne keto statistika, e kuptoj nga INSTAT por ky i fundit nga i shpik? cfare 2% thojne keto, papunesia ne shqiperi eshte ne stratosfere, mos shiko tiranen qe kan ardh te gjithe ketu, mua perfshire, por qytetet e tjera qe pagat jan skandal dhe ska pune duke filluar qe nga durresi, fier, vlore, korce etj... pa permendur fshatrat apo ato qe jane thelle e thelle ku han pula gure. mos eshte 20% ose me teper po 2% e ke ne gjermani ndoshta jo ketu. ku Rama e Basha me shoke bejne dasem ndersa populli ska buke te ha praktikisht, ne nje vend ku shiten shpiat me 700€/m2 tpakten ne nje page mesatare qe ka vendi ja po themi 50.000 lek. shume fasade jemi si shtet e si qeveri ne nje vend ku ska buke te ha populli e dalin protesta per nje cope teater ose ku di une

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)