Sekuestrohen 4.2 kg heroinë në Elbasan, 5 të arrestuar! Droga e ndarë në 8 pako të fshehura në furgon mes druve, destinacion final Greqinë (EMRAT)

Heroina e sekuestruar sot në Elbasan

ELBASAN- Në një operacion të koduar 'Kështjella' janë sekuestruar ditën e sotme 4.2 kg heroinë. E ndarë në 8 pako, droga ishte e fshehur në një furgon që po transportonte lëndë drusore dhe u kap nga uniformat blu të qytetit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Në pranga ka rënë shoferi, 46-vjeçari i identifikuar Gëzim Balla, teksa policia thotë se janë arrestuar edhe persona të tjerë që kanë lidhje më këtë sasi, por nuk jep më shumë detaje në njoftim. Report Tv nga burime mëson se bëhet fjalë për 5 të arrestuar në total, përfshirë kështu edhe shoferin. Në pranga kanë rënë Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj, teksa nuk dihet ende nuk dihet roli dhe pozicioni i tyre. Referuar po të njëtave burime, droga kishte destinacion final Greqinë, por qyteti i Elbasanit shërbente si vendi ku bëheshin pazaret. 

Në këtë operacion morën pjesë Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera. Në terren për ndjekjen e operacionit, ka qenë dhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi e drejtues të Policis së Shtetit. 

Mësohet se ky operacion vijon në Elbasan, por edhe është shtrirë në qytete të tjera të vendit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Të fshehur mes druve në furgon, dalin pamjet nga operacioni i kapjes së 4.2 kg heroine në Elbasan

Report Tv sjell pamjet ku ishte fshehur 4.2 kg heroinë në Elbasan. Siç shihet në pamje, kanabisi ishte fshehur në një furgon të ngarkuar me dru.

 

Ora 15:23
Zbardhen emrat, kush janë 5 të arrestuarit në Elbasan për 4.2 kg heroinë të sekuestruar

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Elbasan, për sasinë e heroinës të sekuestruar. Report Tv mëson se janë arrestuar Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.

Ora 14:59
Heroina në Elbasan, policia jep njoftim zyrtar

Policia jep njoftim zyrtar për heroinën në Elbasan. 

"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kështjella".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin policor të koduar "Kështjella".

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi  kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale. 

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet sjellin bilanc 'lufte' këtë fillimvit, a duhet të konsiderohen si vrasje rrugore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pas Dhomës së Deputetëve, qeveria Conte merr votëbesimin edhe në Senat