Sekuestrohen 88 kg marijuanë në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë! I hodhën çantat pasi u pikasën nga policia

Sekuestrohen 88 kg marijuanë në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë! I hodhën çantat pasi u pikasën nga policia

Droga e sekuestruar

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fshatin Podhum, është parandaluar kontrabanda e 88 kg marijuanë nga policia malazeze.

Oficerët e policisë, me ndihmën e një pajisje vëzhgimi, kanë evidentuar një person i cili mbante në dore tre çanta dhe po ja dorëzonte disa personave të tjerë.

Pas kontrollit të terrenit nga forcat e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar tre pako të mëdha të hedhura të lëndës narkotike marijuanë, me peshë totale 88 kilogramë.

Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 06/12/2021 11:49

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve? Mendoj dhe e kam bindje se asnje lloj qeverisjeje nuk mund te kete kapacitete te tilla, pas shkaterrimit urban qe i eshte bere tokes. Qeverisjet jane fajtore qe nuk menaxhuan sic duhet shpernguljet e njerezve dhe vendosjen e tyre ku deshen e ku munden, duke zene tokat qe ne dukje ishin te lira dhe i favorizoi per vite me radhe thatesira e gjate. Jane fajtore vete njerzit dhe here pas here ndeshen perballe pasojave, se shtepite duhej t'i ndertonin ne zonat kodrinore dhe jo tokat qe shteti i meparshem socialist ia kishte lene ne dispozicion shkarkimeve te hidrocentraleve. Pse duhet te paguajme ne marrezite e te paafteve, nga 2-3 here ne vit!? Shpenzime te kota, qe nuk mbulojne as demet por qe varferojne shtetin e te gjitheve. Duhet nje plan masash afatgjate, qe te shpetojme njehere e mire nga kjo grope qe thith fonde, sa here qe ka rreshje. Ne vend qe t'i gezohemi rreshjeve se nga ato varemi per energjine elektrike, dridhemi nga permbytjet qe mund te ndodhin. Deri kur??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci