Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, prej 204 kilogramë kanabis, u sekuestrua nga Policia e Shkodrës, ndërsa ra në pranga një 33-vjeçar Marjan Kurteza, banues në fsahtin Shtoj i Ri. Policia thotë se në kuadër të operacionit "Liqeni" u shpall në kërkim edhe një 35-vjeçar me inicialet D.B, banues në Shkodër.
Sipas bluve të Shkodrës, ata janë një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia thotë se ka marrë informacion se dy persona po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e Marjen Kurteza si dhe u shpall në kërkim D. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 automjete një tip Land Rover dhe një tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe pajisje që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.
Policia thotë se ka dyshime që në këtë grup, të jenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, për identivikimin e të cilëve po punon grupi hetimor.
Akuzat e ngritura janë “Trafikimi i narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e shitje e narkotikëve kryer në bashkëpunim”
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3943
Lajme të tjera
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët
13 Prill, 11:19
-
Po lëvizte me 625 fara kanabisi me vete, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
11 Prill, 09:52
-
Lushnjë/ Arrestohet 25-vjeçari, policia i gjeti doza kanabisi me vete dhe në shtëpi
7 Prill, 10:55
-
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill, 13:36
-
Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve
6 Prill, 12:53
-
Britani/ 24-vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg! Tregtoi kokainë me vlerë 1 milion paund (FOTO+EMRI)
31 Mars, 11:30
-
Nga 1 prilli, Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit
30 Mars, 09:49
-
‘Lufta’ me kanabisin, policia goditje në fazën fillestare me kubik! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri! Në Shkodër sekuestrohen mbi 37 mijë fidanë
28 Mars, 09:43
-
Itali/ Trafiku i drogës nga Shqipëria, policia kryen megaoperacion ndaj 11 personave
26 Mars, 22:58