Kapet 1 kg e 63 gr kokainë në Durrës! Pranga 4 personave! 37-vjeçari godet makinën e policisë dhe tenton të nxjerrë armën! VIDEO kur neutralizohet nga RENEA

DURRËS- Një grup kriminal të trafikimit të drogës është shkatërruar në Durrës, duke çuar në pranga 4 anëtarët e tij, 2 prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë. Këtij grupi i është kapur me vete në makinë një sasi prej 1 kg e 63 gr kokainë, e cila është sekuestruar, teksa në momentin e arrestimit, kanë bërë rezistencë, por nuk ia dolën t'i shpëtonin prangat.

Report Tv mëson se janë arrestuar Arian Plaku 46 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", Edmond Gjyzeli 37 vjeç banues në Durrës, Ilir Peraj 52 vjeç banues në Tiranë dhe Stavri Marku 60 vjeç banues në Tiranë. Gjithçka është regjistruar rreth orës 14:15, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Urës së Dajlanit". Efektivët e RENEA-s kanë pasur informacion se po transportonin drogë dhe kanë ndalur makinën tip " BMW" që drejtohej nga 37 vjeçari Edmond Gjyzeli, me të cilin po udhëtonte pasagjer dhe Arian Plaku. Kokaina u gjet në pjesën e poshtme të sediljes, mirëpo në momentin e arrestimit Gjyzeli ka goditur me makinën makinën e policisë dhe ka tentuar të nxjerrë armën që e mbante në brez, për t'iu ikur policisë, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar. Forcat RENEA kanë bërë të mundur neutralizimin e tyre.

Ndërkohë, po në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal u arrestuan Stavri Marku 60 vjeç dhe Ilir Peraj 52 vjeç, ky i fundit person me precedent të theksuar kriminal. Ilir Peraj është pronari i lokalit tallava "Napoli", në autostradën Tiranë-Durrës, i arrestuar më herët pasi në lokalin e tij iu sekuestruan mbetje kokaine, si dhe i dyshuar se shfrytëzonte për prostitucion vajzat që punësonte si balerinë. Ndërkohë, nuk është i panjohur për drejtësinë as Arian Plaku 46 vjeç. Atij i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë si i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete.

Kush janë të arrestuarit?
Edmond Gjyzeli rezulton të jetë arrestuar më herët në Itali për marrjen peng të të dashurës, të cilën edhe e ka kërcënuar për t'a vrarë. Ngjarja ka ndodhur 10 vite më parë, ndërsa në deklarimet e vajzës rumune ajo është shprehur se e kishte futur në bagazhin e makinës dhe kërcënuar me armë.

Arian Plaku është një tjetër personazh i njohur për policinë, i arrestuar më herët për prodhim dhe shitje droge, i dënuar për të njëjtën vepër penale. Arian Plaku gjatë vitit 2020 ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ai është arrestuar në vitin 2014 bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tentuan të trafikojnë lëndë narkotike heroinë në drejtim të Kroacisë.

Ilir Peraj është dënuar për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011 në një lokal në rrugën e Kavajës. Bashkë me dy kushërinj e tij rrahën për vdekje me shkop bejsbolli Alban Kolecin. Gjithçka nisi pas një sherri kur ata ishin të dehur. Peraj, biznesmen nga Shkodra është dënuar me dhjetë vite burg për këtë vrasje.

Stavri Marku po ashtu është arrestuar më herët për mastrim. Ai është denoncuar nga dy të rinj, të cilëve u ka vjedhur paratë, duke u premtuar viza, përpara se të oiberalizoheshin në gjatë vitit 2010. Ai u kishte marrë të rinjve nga 1000 euro secilit në këmbim të vizave dhe më pas nuk ishte zhdukur, duke iu vjedhur paratë.

Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar "Nënkalimi".Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.  Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit "Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim", nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "Nënkalimi", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

A. P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; 

E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës. 

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Urës së Dajlanit", kanë ndaluar mjetin tip "BMË", me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P. Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit. 

Gjithashtu, në vijim të operacionit dhe mbajtjes nën vëzhgim nga agjentët e Forcës Operacionale në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Vrasja" dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion" dhe S. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete. 

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje".

 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund