Godet 'shënjestra' në Fier/ Kapet heroinë dhe kokainë, arrestohen babë e bir dhe kunata (VIDEO)

Tre persona nga një familje janë arrestuar në Fier, dy po hetohen në gjendje të lirë dhe njëri është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të një banese u gjetën nga kontrolli dhe u sekuestruan rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në kuadër të operacionit të koduar "Shënjestra".

Të arrestuarit janë; I. T. 47-vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, djali i tij G. T. 22-vjeç dhe kunata T. T. 51-vjeçe, banues në Bishanak. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Z. T. 55-vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje. Report Tv sjell pamjet e operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike dhe momentit të arrestimit të tre personave nga policia e Fierit.

Lënda narkotike e sekuestruar në Fier

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/05/2019 09:13

    Fierakët e vlonjatët lalucolepër janë një rracë, por dikur i ndanë për ti kontrolluar më mirë.. Xhuxhëria e paudhësisë së tyre është e paparë..

    Përgjigju
    • Gimi: 23/05/2019 12:37

      Fredi,Fieraket jane nga djemte me korrekt,te zgjuar,ambicioz dhe trima qe kam njohur.trima ne simbioze me zgjuarsine kuptohet,trimat budallenj nuk jane trima sepse ju mungojne cilesite e siperpermendura.Vlonjatet dhe Leberit ne vecanti pastaj e kane bluar historine e Shqiperise,i ke inat jepi hakun,por jane mendjemedhenj dhe pordhac.ke te drejte kur thua Vlonjatet dhe Fieraket jane pak a shume nje rrace me shume ngjashmeri.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS