Trafikantët 'braktisin' bananet, drogë me anije qymyri! Kapen mbi 60 kg kokainë (53 pako) në portin e Durrësit, vinte nga Kolumbia! Policia shqiptare u njoftua nga partnerët

DURRËS- Pas qindra kilogramëve të kapur në kamionët e ngarkuar me banane nga Ekuadori, trafikantët duket kanë gjetur një mënyrë tjetër për të transportuar drogë.

Një sasi e konsiderueshme prej mbi 60 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 60 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton. 

Kapiteni i anijes është nga Rusia, teksa deri tani nuk ka persona të ndalur. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Ndërkohë është marrë në pyetje ekuipazhi dhe gjatë kontrolleve i ka shoqëruar vetë kapiteni, i cili është shprehur se nuk mban përgjegjësi për ngarkesën dhe iu tha se kanë kontrolluar dhe një ditë më parë, por nuk gjetën asgjë.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka mësuar edhe Itinerarin që ka ndjekur anija "Unistream" deri sa ka mbërritur në portin e Durrësit. Ajo është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

Kokaina 

Itinerari

1652771601_97c8a2c025b44580ac566d810fc74215.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:26
Report Tv sjell foton, kjo është anija ku ishte fshehur kokaina, u ankorua dje në Portin e Durrësit

1652771601_97c8a2c025b44580ac566d810fc74215.jpg

Report Tv ka siguruar foton e anijes në të cilën ishte fshehur droga. Anija "Unistream" ishte me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe vinte nga Kolumbia, në të cilën kishte një ngarkesë prej 6500 ton qymyrë.

Ora 07:44
Detaje të reja nga kokaina në Portin e Durrësit! Droga në 53 pako e hedhur në 2 çanta në mes të qymyrit! Ndërpritet kontrolli

 

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga sasia e drogës në Portin e Durrësit, ku mësohet se nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, teksa vijon peshimi pas orës 10:00. Nga sa mësohet droga ishte futur në 2 çanta, e hedhur në mes të qymyrit. Vinçieri teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar mallin dhe ka ndërprerë punën. Anija Unistream, e cila ka kapiten një rus,  transportonte 6500 ton qymyr, megjithatë nuk është ndaluar asnjë deri më tani.  Policia kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, teksa mësohet se do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/05/2022 01:02

    Imagjinata e trafikanteve per te gjetur menyra te reja per te trafikuar drogen dhe kesaj rradhe nuk zhgenjeu.Sa per faktin qe qeni nuk mundi t'a zbulonte duhet te themi nje kuriozitet shkencor : Jo vetem qe era e qymyrit pengoi nuhatjen e qenit ne rastin e mesiperm,por sot qymyri i perpunuar ka filluar te perdoret ne ind.dentare te pastat e dhembeve si soda bukes dhe po si soda e bukes perdoret per heqjen e ererave te renda.Marka /COLGATE/ka ne shitje nje paste dhembesh me perberes qymyrin,supozohet se eshte 7 here me efektiv se pastat me zbardhues te zakonshem.

    Përgjigju
  • Rama ik: 17/05/2022 08:24

    Normal se porti durres kontrollohet nga nuja policise dhe eldi doganes. 50 kg jane kapur 500 kane kaluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve