Sekuestrohet pasuria me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, dyshohet se 2 persona e kanë siguruar duke falsifikuar dokumente

Sekuestrohet pasuria me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, dyshohet se 2 persona e kanë siguruar duke falsifikuar dokumente

POGRADEC- Një pasuri me vlerë 200 mijë euro është vënë nën sekuestro preventive pasi dyshohet se është siguruar nga veprimtaria e paligjshme e falsifikimit të dokumenteve. Kjo pasuri ishte në pronësi të Armand Lice, 47 vjeç dhe Bledar Alianj, 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Ata janë nën hetim për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Ndërkohë vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga Armand Lice dhe Bledar Alianj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia e Pogradecit.

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League