Vlorë, sekuestrohet veliera me flamur amerikan, pronari rus: Ndaluam nga moti i keq, radio nuk punonte (VIDEO)

VLORË- Veliera turistike që u konstatua dje në ujërat territoriale është sekuestruar nga Policia Kufitare deri në përfundim të hetimit, ndërkohë pronari i saj rus pretendon se ndalimi është absurd.

Pas urdhrit nga prokuroria, Policia kufitare e Vlorës e ka çuar mjetin turistik në pikën e bllokimit në Triport.

Veliera me flamur amerikan me emri 'Medusa Delawere' kishte në bordin e saj 4 shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Pronari i velierës së bllokuar, rusi Dmitriy Nikulin thotë se u detyrua të hynte në ujërat shqiptare për shkak të motit të keq dhe se radio nuk punonte.

'Ndalimi ishte absurd, moti i keq na detyroi të ndalonim në ujërat territoriale gjatë natës. Radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arrita të kontaktoja me oficerët e policisë kufitare për të bërë procedurën, por ata na ndaluan menjëherë', thotë Nikulin.

Ashtu sic deklaruan edhe ditën e djeshme në polici, rusi pretendon se ishte nisur drejt Malit të Zi për të mësuar të rinjtë që të drejtojnë velierën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Shkelën kufirin, pronari i velierës për Report Tv: Moti i keq na detyroi të ndalonim në Shqipëri, radio nuk punonte

Pronari i velierës së bllokuar në Vlorë thotë për mediat se moti i keq e detyroi të ndalonte dhe se radio nuk punonte për të njoftuar Kapitenerinë e Portit.

'Ndalimi ishte absurd, moti i keq na detyroi të ndalonim në ujërat territoriale gjatë natës. Radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arrita të kontaktoja me oficerët e policisë kufitare për të bërë procedurën, por ata na ndaluan menjëherë. Sipas ligjit detar nëse ka mot të keq mund të ndalosh në cilindo shtet. Përveçse në shqipëri jo', shprehet pronari i velierës, Dmitriy Nikulin.

Më tej pronari i velierës thotë se do të ikte drejt Malit të Zi dhe se udhëtimin e kishte marrë që të instruktonte të rinjtë që duan të mësojnë drejtimin e një veliere.

'Destinacioni përfundimtar ishte Mali i Zi dhe se  veliera përdorej prej tij për itinerarin nga Mali i Zi në Turqi për të instruktuar të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë të drejtojnë një velierë', thotë Nikulin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale