Greqi- Një roje karburanti në Selanik është dhunuar dhe grabitur një ditë më parë, kurse sot (8 Shkurt), policia e vendit fqinj njoftoi se identifikoi 2 autorët e krimit, që janë një shqiptar dhe një grek.
Sot u arrestua shqiptari 31-vjeçar, teksa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij 26-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në zonën e Stavroupolit dhe në kuadër të hetimeve ka zbuluar edhe detajet e ngjarjes dhe të personit të dytë të përfshirë, i cili është në kërkim.
Dy personat, duke drejtuar një makinë pasagjerësh me targa të vjedhura, kanë shkuar në një pikë karburanti dhe pasi kanë furnizuar mjetin pa paguar me 50 euro karburant, duke përdorur forcën fizike, i kanë marrë shumën prej 900 euro punonjësit, para se të arratiseshin.
Nga pamjet e videove të transmetuara, dallohet momenti kur një prej tyre mban thikën në dorë. Madje sipas mediave ata e kanë lidhur rojën para se të largoheshin.
Pas një kontrolli, oficerët e policisë së Departamentit të Hetimit dhe Prokurorisë për Krimet, Pavlos Melas gjetën dhe arrestuan të huajin 31-vjeçar dhe po kryejnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij grek 26-vjeçar.
I arrestuari ka qenë më herët në prangat e policisë për vepra të ndryshme, si grabitje dhe shkelje të ligjit për drogë, informon media.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm, (04:00), në një pikë karburanti, në rrugën Lagkada, në perëndim të Selanikut.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës
21 Mars, 13:52
-
Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë
21 Mars, 08:30
-
Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët
20 Mars, 13:45
-
Gjirokastër/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor, autori i maskuar largohet 'duar bosh', arrestohet nga policia
20 Mars, 12:20
-
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)
20 Mars, 11:25
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
19 Mars, 13:43
-
Itali/ Shqiptari i papunë kapet në ‘biznes’ kokaine dhe hashashi, Gjykata i vendos në izolim shtëpiak nga ora 9 e mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit
18 Mars, 15:33
-
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, 25-vjeçari shqiptar ndërron identitet dhe kthehet përsëri
18 Mars, 13:53