'Selfie' në gjendje të dehur, rrëzohen për vdekje blogerët e njohur nga 243 metra lartësi

'Selfie' në gjendje të dehur, rrëzohen për vdekje blogerët e njohur nga 243 metra lartësi

Çifti i njohur i blogerëve, Meenakshi Moorthy dhe Vishnu Viswanath

Dëshira për të bërë foto sa më të bukura, jo pak herë ka bërë që shumë njerëz të rrezikojnë jetën e tyre dhe madje edhe ta humbasin atë. Një çift blogerësh mjaft të njohur në Kaliforni kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin të shkrepnin një ‘selfie’në 243 metra lartësi.

Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç u rrëzuan nga maja e Taft Point (243 metra e lartë) pasi po bënin një selfie. “The sun” shkruan se sipas autopsisë dyshja e njohur kanë qenë në gjendje të dehur në momentin që po bënin foto.

Raporti mjekësor tregoi se ka pasur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Por gjithsesi pavarësisht se në trupin e tyre u gjetën elementë të pijeve alkoolike,  nuk dihet se në cilin nivel ka arritur dehja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull