Selimaj, Tyson shqiptar që fitoi medalje në Europian: Ia dedikoj familjes, në Shqipëri e vështirë por ia dilet (VIDEO)

Santiago Selimaj është një 18-vjeçar që bëri krenar Shqipërinë në kampionatin Europian për të rinj në boks. Vlonjati arriti të fitonte medaljen e bronxtë në një garë kur kishte shumë konkurentë. Për Report TV ai tregon vështirësinë për këtë arritje:

“Arrita të marr medljen e bronztë në kampionatin europian, por ishte shumë e vështirë sepse ishin boksierët më të mirë të Europës.”

I pyetur se kujt ai dedikon këtë arritje Selimaj përgjigjet:

“Këtë fitore ia dedikoj familjes time dhe presorit Gëzim Zeneli që më qëndroi gjithmonë pranë duke më stërvitur.”

Edhe pse 18 vjeç Selimaj ka marrë një mësim nga realiteti shqiptar. Ai thotë se pavarësisht vështirësive për të qenë një boksier në vendin tonë me sakrifica gjithmonë ia del.

“Patjetër që është e vështirë sepse dihet kushtet në Shqipëri, por nëqoftëse ke dëshirë dhe vullnet arrihet çdo gjë.”

Në fund Selimaj tregon objektivin personal, por edhe boksierin që ka idhull.

“Unë jam 18 vjeç dhe ëndrra ime është të marr medalje në lojtart olimpike dhe pse jo në një Botëror. Idhulli im është legjenda e boksit botëror Mike Tyson.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku