Sëmuret gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj, shtyhet vettingu për 17 qershor

Sëmuret gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj, shtyhet vettingu për 17 qershor

Shtyhet për 17 qershor seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë. 

Beçaj pritej të dilte para vettingut më 3 qershor ditën e  nesërme por që është shtyrë pasi ka çuar një raport mjekësor. Njoftimin e  ka dhënë vetë KPK, ku njofton se takimi i ardhshëm do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Po kush është Shpresa Beçaj? Emri i saj u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

Shpresa Beçaj ishte pjesë një turpe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike. Pyetja se ku i ka marrë PD 675 mijë dollarë dhe pse nuk i ka deklaruar në KQZ sipas ligjit, ka mbetur pa përgjigje nga drejtësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 03/06/2020 15:58

    Te gjithe doktoret qe ju japin raport mjekesor gjygjtareve dhe prokuroreve si dhe te korruptuarve qe hetohen duhet te arrestohen menjehere.

    Përgjigju
  • lemi: 03/06/2020 09:42

    JU GENJEN MENDJA O KOMENTUES, DO E KALOJE VETINGUN, PASI NUK KA ME KPK, ESHTE KATANDIS SI MBLEDHJET E BASHKIMIT PROFESIONAL. KJO ESHTE KOLERA E RADHES QE KALON SIç KALOI donika prela, artur malaj, karstriot hale selita, gjin hajdut gjoni, fatmira banakiere hajdari po ashtu...ehhh mor popull, jemi te pashhprese !!!

    Përgjigju
  • Si Luli .: 03/06/2020 07:55

    Kur marin raport udheheqesat , pse mos mare dhe gjyqtarja , ja dine rradhen procedurave .

    Përgjigju
  • anna: 03/06/2020 07:40

    Do jete tu linde femije si Gjin Gjoni

    Përgjigju
  • Mira: 03/06/2020 07:30

    Po pse kane shtyre kaq shume daten parazitet e vetingut ?

    Përgjigju
  • Komentuesi: 03/06/2020 07:03

    Vdekt Doktori qe te dha raport ty moj Qe me Cekicin tend ke mare ne qafe shume njerez si dhe i ke mbydhur Ceshtjet Vrasesve Krimineleve dhe te koruptuarve Politikaneve Por prap ti do shkosh ne Veting per te mare vesh Populli se cfare Grua gjygjtare ke qene ti ?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/06/2020 04:39

    Nuk shpeton dot moj zonje. Je deri ne gryke moj e shkrete dhe ska çte ben as koha,as likekembeplehu, as ata qe bene president te vendit likekembeplehun. Kuraj me 17 qershor dite e madhe kur te largosh te ndenjurat e tua nga ulesja e drejtesise tende te superkorruotuar.

    Përgjigju
  • Loni: 03/06/2020 04:08

    Po bejani more online te ndihet konfort edhe zonja se te ishte njeri I zakonshem me urdher gjykate e dua zvarre ketu ne sallen e gjygjit. Show show mediatik perralla pa mbreter ka ketu edhe e njejta parrulle gjithmone njerit I mbaron afati tjetrit I pushohet ceshtja per mungese provash edhe. E forta marrin edhe pafajesine edhe demshperblim. Cuditerisht me nje popull ku mbizoteron skamja edhe injoranca normale qe do dalin keto histories e do vazhdojne deri sa ti vij prometeu ti ofroj zjarrin ose me mire te zgjohen edhe te krijohet shoqeria civile. Na doli nismja thurje ne loje cuditerisht ku ishte gjithe kete kohe !? Apo ndonje sponsor I ka ofruar ndonje mini kapital edhe dil e thuaj ca gjera... Nje komb pa dinjitet pa moral pa asnje pike idealizmi edhe pa vision. Zgjohu o I mbaruar e mos u bej kukull e partive politike por ndrihu per kauza qe do te na vlejne te gjitheve jo kauza teatrosh Apo kauza we do hypi Mona likja edi Apo lulushi ne foltore por te jesh ti ai qe ti kapesh prej fyti me aktet normaive sekrete edhe pa baza edhe ligje qe si kuptojne as ato vete. Zgjohu or komb edhe mos u politizo.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/06/2020 00:50

    Shpresa po luan me Shpresen e fundit.Ilir Meta Shpreson qe Shpresa ti japi Shprese dhe te Shpresoj qe Shpresa vdes e fundit sipas Shpreses dhe atyre qe Shpresojne ke Shpresa

    Përgjigju
  • Tirana: 03/06/2020 00:18

    Edhe kjo Shpresa, eshte pa diskutim anetare me funksione te larta e “ Bandes te Korupsionit ne Drejtesi” dhe jo vetem duhet larguar nga sistemi, por edhe te pergjigjet penalisht per shperdorim detyre. Te verifikojen nga VETINGU dosjet e KLSH ne Gj.Larte , ku Bujar Leskaj ne bashkepinim me Shpresa Becaj, bejme pazare me dosjet e punonjesve te KLSH dhe te gjitha gjyqet i fiton KLSH, duke e shperblyer Shpresa Becaj me nje Raport Auditimi te KLSH, ne vitin 2013, i cili i mbyll “ pa asnje shkelje” te gjithe veprimtarine financiare te periudhes kur Gjykata Larte drejtohej nga Sh.Becaj. Kete “nder”e kerkoj Sh. Becaj ne fund te mbarimit te mandatit te saj, me qellim qe dosjet te mos kontrollohen pasi ajo te largohej. Keto jane hapur PAZARE FUNKSIONARESH TE KORRUPTUAR, pra secili ne abuzim te pushtetit tij, duke “shperblyer reciprokisht “ . Po deri ku shtrihen pazaret midis tyre ? Po dosje te tjera kriminale te banditeve te Vlores miq e shoke te B.Leskaj, si ish drejtor i tatimeve, etj? Gjeni nje rast raport auditimi te KLSH , te ngjashrm me ate ne Gj.Larte, qe B.Leskaj i “jep dhurate” Sh.Becaj me rastin e mbylljes se mandatit. Nderkohe qe te gjithe raportet r auditimit te KLSH nen drejtimin e Bujarit reklamojne “Korrupsionin e shpetdorim me miliarda te fondeve buxhetore” , vetem kjo Sh.Becaj rezulton “e paster” ??? Hapur pra paxare me interesa ne sherbim te tyre duke shperdoruar detyren

    Përgjigju
  • lavdosh: 02/06/2020 20:28

    Ore po si semuren keta kur duhet te japin llogari? E kane bere loje kete, veprojne njesoj si me shtyrjen e gjyqeve derisa benin pazaret e rradhes. Shpresoj qe pazareve u ka ardhur fundi

    Përgjigju
  • Diana: 02/06/2020 20:26

    E ka zene tmerri

    Përgjigju
  • Mashtrusja: 02/06/2020 20:25

    Shpresa kryeKorfupsioni mendon se do e kaloi me raport mjeksor sic ka ngjitur shkallet deri tani me marigete, e ndjen se tashme i ka ardh fundi. Por me pas duhet te paguaj pagat qe mori padrejtesishte nga korrupsioni gjyqsor ... e pa afte, e korruptuar dhe morali zero.

    Përgjigju
  • Likja i Leshelise: 02/06/2020 20:17

    Jepi ndonje cështje me lek kësaj palo gjyqtare të zhdrejtësisë dhe do ta shihni si do shërohet... Brenda sekojdës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit