Senati italian i hap rrugën gjykimit të liderit të 'Lega Nord', Matteo Salvini, akuzohet për rrëmbim dhe pengim të zbarkimit të emigrantëve (VIDEO)

Çështja Gregoretti: Senati italian ka autorizuar gjykimin e liderit të Lega Nord, Matteo Salvini, i akuzuar për rrëmbim dhe pengim të zbarkimit, për më shumë se tre ditë, të 131 refugjatëve nga anija e Marinës italiane ‘Gregoretti’.

Në fjalën e tij në Senat, Salvini duke kontestuar akuzat tha se ai kishte bërë detyrën në mbrojtje të vendit. "Mbrojtja e atdheut është një detyrë e shenjtë, besoj se kam mbrojtur atdheun tim, nuk kërkoj çmim për këtë por një gjykim të drejtë. Vendimi ka qënë kolegjal dhe jo personal". "Keni nevojë për një kavie? Ja ku jam! Shqetësimi im i vetëm janë fëmijët e mi dhe se çfarë ata do të lexojnë për mua nesër në gazeta”.

Salvini gjithashtu sulmoi gazetën italiane ‘La Repubblica’ - pa e cituar direkt gazetën - për titullin "Cancellare Salvini".

Lideri i ‘Lega Nord’ tha se ‘le të vendosë gjykata nëse unë jam një kriminel i rrezikshëm. Mbreti doli lakuriq, qeveria Conte mund të vazhdojë punë edhe për disa muaj ose javë, por në demokraci gjykimi jepet nga njerëzit".

‘Forza Italia’ dhe ‘Fratelli d'Italia’ paraqitën një axhendë në përpjekje për të anuluar debatin dhe votimin në Senat i cili u refuzua.

Votimi i sotëm ishte për Parlamentin akti i fundit i një historie që shpërtheu në bregdetin e Siçilisë më 27 korrik të vitit të kaluar dhe përfundoi katër ditë më vonë në portin e Augusta, kur migrantët që kishin shpëtuar u shpërngulën përfundimisht nga anija e Rojes Bregdetare Italiane.

Ngjarja pasoi me debate midis midis mazhorancës dhe opozitës që zgjati disajavë, një shkëmbim ‘goditjesh’ që nuk kursyen as presidentin e Senatit Casellati, të akuzuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 yje për anshmëri.

Fjala e fundit do të duhet të jepet nga magjistratët, të cilët do të duhet të vendosin nëse do ta çojnë në gjyq liderin e Lega Nord.

Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...