KATAR 2022/ Holanda cinike, dy gola në minutat e fundit ‘likuidojnë’ Senegalin (VIDEO e golave)

Holanda ka siguruar 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit. ‘Tulipanët’ kanë fituar me rezultatin 0-2 kundër Senegalit falë dy golave të realizuar në fundin e takimit. Gapko me kokë realizoi i pari në minutën e 85, ndërsa Klaasen në minutën e 9 shtesë vulosi shifrat përfundimtare.

Me këtë fitore Holanda ndan vendin e parë me Ekuadorin, që një ditë më parë në ndeshjen hapëse mposhti 0-2 Ekuadorin. Ndeshjen e ardhshme ‘tulipanët’ do përballen me Ekuadorin, një sfidë që do përcaktojë shumë në grup.

Formacionet zyrtare

Senegali

Holanda

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
KATAR 2022/ Zbllokohet më në fund sfida në Doha, Holanda ndëshkon me kokë Senegalin (VIDEO)

85’ Janë dashur shumë minuta për të parë golin e parë të sfidës, që e ka realizuar Holanda nëpërmjet sulmuesit Gapko. 23-vjeçari pjesë e PSV në Holandë ka realizuar me kokë. Goli erdhi edhe për shkak të daljes së gabuar të portierit senegalez.

Ora 17:57
KATAR 2022/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, Holandë më pranë golit se Senegali (VIDEO)

 

45' Pjesa e parë e Senegal-Holandë është mbyllur me shifrat 0-0, duke rezultuar një sfidë me pak raste. Më afër golit ishte Berguajin në minutën e 40, por që goditja e holandezit shkoi sipër traut të portës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Bashkimi Evropian merr vendimin për të hequr dorë nga nafta ruse

Bashkimi Evropian merr vendimin për të hequr dorë nga nafta ruse