Sensibilizim i ulët në Gjirokastër për kancerin e gjirit! Mjeku: Rriten rastet e grave me kancer gjiri, pandemia shton frikën për kontrolle

Numri i grave që shkojnë për të bërë mamografinë në spitalin e Gjirokastrës është i ulët. Duket se frika nga pandemia i mban ato larg ambienteve spitalore, edhe pse depistimi për kancerin e gjirit është i domosdoshëm.

Meqenëse është kohë pandemie numri i ekzaminimeve ka qenë relativisht i ulët, kanë filluar të bëhet sensibilizimi kryesisht në institucione. Reparti i Mamografisë, ka rreth 2 -3 vjet që është instaluar. Pjesëmarrja e grave ka munguar pasi sensibilizimi nuk ka qenë shumë i mirë", u shpreh mjeku imazherist Ermir Mahilaj

Nëse i referohemi shifrave në 15-ditëshin e parë të Tetorit, që është muaj sensibilizimi për këtë sëmundje, kanë kryer kontrollin vetëm 32 gra.

"Numri i ekzaminimeve për muajin tetor deri në këto momente shkon rreth 30- 32 raste, nga këto ka edhe gra që bëjnë edhe rikontrollin e përvitshëm. Janë ndjekur disa  masa të cilat vazhdojnë edhe në kuadër të sensibilizimit. Kanë filluar të bëhen njoftime në institucione etj", tha Mahilaj.

Në intervistën për Report Tv mjeku tha se nga viti në vit, numri i rasteve me kancer të gjirit në të gjithë rajonin e Gjirokastrës është në rritje.

"Në këto 3 vite në Gjirokastër,  numri i rasteve me kancer  të gjirit ka ardhur duke u shtuar nga viti në vit dhe kjo falë ekzaminimit të menjëhershëm, dhe kryesisht ekzaminimeve të tjera falë bashkëpunimit dhe me Drejtorinë e Spitalit. Ka pasur një shtesë të numrit të personave të cilët kanë marrë shërbimin tonë ka pasur një numër në rritje", tha ai.

Në Qarkun e Gjirokastrës, si pasojë e kancerit të gjirit, në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 120 gra por kjo shifër mund të jetë më e lartë numër mund të jenë më i lartë, për shkak se shumë prej tyre nuk janë depistuar në Tiranë apo jashtë vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet