Sera me 37 mijë kubikë me fara kanabisi në Velipojë, arrestohet bashkëpunëtori i dytë

Sera me 37 mijë kubikë me fara kanabisi në Velipojë, arrestohet bashkëpunëtori i dytë

Foto: Sera me 37 mijë kubikë me fara kanabisi

Në mars 2024 polici e Shkodrës zbuloi një plantacion me mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, dy muaj më pas policia vuri në pranga 48 vjeçarin, njëri nga 2 autorët.

I arrestuar është Pëllumb Lohja. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi Nasel Lohja, 38 vjeç, i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024, në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë, informoi sot policia e Shkodrës

Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, informoi sot policia e Shkodrës.

 Dosja i kaloi prokurorisë së këtij qyteti.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Suksesi i dhuruar në Athinë dhe dëshpërimi në Tiranë

Mero Baze: Suksesi i dhuruar në Athinë dhe dëshpërimi në Tiranë