Serbët kërkojnë
autonomi edhe në Ukrainë

Serbët kërkojnë<br />autonomi edhe në Ukrainë
Territorin autonom Slavenoserbia është duke e kërkuar nga “Qeveria e Republikës Serbe në mërgim”. Ata e fajësojnë Leninin për humbjen territoriale serbe. Ja çfarë thuhet në komunikatën e kësaj qeverie: “Ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e ish territorit autonom serb në Ukrainë, të cilën e kishte suprimuar Vladimir Iliç Lenini.

harte ukraine serbi

Me këtë suprimim, serbët kanë humbur të drejtën për udhëheqje të pavarur mbi territorin e vet, me çka është mohuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe kulturës serbe dhe janë shpallur si pjesëtarë të popullit ukrainas”.

Prof. dr Bozidar Mitrovic, president i organizatës rajonale të serbëve të zhvendosur, ka njoftuar qeverinë e Serbisë se ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e territorit autonom serb në Ukrainë, i cili ishte suprimuar nga Leninin. Thuhet se serbët ishin vendosur në këtë territor pasi kishin ikur nga Republika Serbe e tanishme në Bosnje dhe Hercegovinë në shekullin e 18-të.

Tani pasardhësit e tyre kanë ngritur barrikada në Lugansku, duke kërkuar të drejtat që i kishin fituar paraardhësit e tyre në Rusi në vitin 1753, por të cilat ua kishte hequr Lenini në vitin 1918.

Ata insistojnë se serbët kanë pasur territorin e tyre autonom i cili është quajtur Slavenoserbia, ku dhjetëra vendbanime të këtij territori kishin emra nga qytetet e Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë, si Pançeva, Vrsaci, Varazdin, Karlovci, Vukovari, Osijeku, etj./KosovaPress/ 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës