Serbët të mos na provokojnë se këtë herë nuk e kanë historinë në anën e tyre!

Serbët të mos na provokojnë se këtë herë nuk e kanë historinë në anën e tyre!

Pika e kalimit kufitar në Bërnjak

Ndoshta, serbët, mund të mendojnë, se kemi shumë halle e probleme me politikën tonë të  brendshme, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit në Shqipëri. Kur hasmi mund të jetë në derë, kemi filluar luftën mes vetit për inatet e sherret personale.

Ndoshta, serbët, mund të mendojnë, se Tirana i ka punët mirë me ta për "Open Ballkan" e mund ta lërë Kosovën në mëshirën e fatit, si për inat, se ajo nuk është dakord me këtë nismë. Gabojnë shumë. Populli nuk e braktis Kosovën, në asnjë rrethanë.

Ndoshta, Serbia, mund të mendoj, se NATO e BE kanë hallet e tyre e mund ta lënë pak në harresë Kosovën!

Së pari, SHBA janë më të pranishme se kurrë në Shqipëri, duke përfshirë edhe Kuçovën. Këtu nuk duhet të harrojmë vizitat e ushtarakëve të lartë të SHBA në muajit e fundit dhe intensifikimin e shkëmbimeve në fushën ushatarake.

Së dyti, shqiptarët, tashmë, kanë dy ushtri te rregulla dhe hapat që ka bërë ajo e Kosovës janë mbresëlënëse

Së treti, me qenien e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit OKB do të ketë progrese edhe në njohjet e Kosovës.

Së katërti, serbët bëjnë mirë për veten e tyre të mos e mendojnë rikthimin në Kosovë e të mos e provokojnë Kosovën.

Së pesti, Serbia të mos harroi, se jemi dy shtete, por një komb i vetëm

Së gjashti, mos e provoni me ne, shqiptarët, e mos na provokoni.

Së gjashti, serbët kanë ardhur si pushtues e janë larguar si të tillë e prandaj nuk mund të vijnë përsëri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi