Serbi/ Policia largon emigrantët nga rreziku pas të shtënave pranë kufirit me Hungarinë

Serbi/ Policia largon emigrantët nga rreziku pas të shtënave pranë kufirit me Hungarinë

Policia serbe duke dërguar në vende më të sigurta migrantët

Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, se iu desh të merrte nën kujdes rreth 1,000 njerëz këtë javë pas të shtënave mes kontrabandistëve dhe emigrantëve pranë kufirit me Hungarinë.

Gjashtë vetë u plagosën në incidentin e së enjtes, tha zëvendësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviç në Beograd. Në mesin e të përfshirëve ishin shtetas të Afganistanit dhe Marokut.

U kapën pushkë, pistoleta dhe municione.

E ashtuquajtura rrugë ballkanike, përmes së cilës refugjatët dhe emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, kalon përmes Serbisë dhe Hungarisë. Sipas autoriteteve të ndryshme policore, këtë vit është dyfishuar shifra e emigrantëve që e përdorin këtë rrugë në krahasim me vitin e kaluar.

Që nga viti 2015, Hungaria është përpjekur të parandalojë kalimet e parregullta kufitare me një gardh metalik në kufirin e saj me Serbinë.

Qindra emigrantë që përpiqen të kalojnë gardhin me ndihmën e kontrabandistëve janë stacionuar në rrënoja dhe tenda në fshatrat serbe përgjatë kufirit hungarez.

Shumë dështojnë dhe bëjnë përpjekje të reja.

Konfliktet mes emigrantëve dhe kontrabandistëve ndodhin vazhdimisht. Një emigrant u vra në muajin korrik./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ 26 vite Ipeshkv i Shkodrës, Massafra rrëfen për Report Tv arsyet e dorëheqjes! Mesazhet të rinjve: Përpjekjet për t’u pasuruar shpejt, iu rrezikojnë jetën

Ekskluzive/ 26 vite Ipeshkv i Shkodrës, Massafra rrëfen për Report Tv arsyet e dorëheqjes! Mesazhet të rinjve: Përpjekjet për t’u pasuruar shpejt, iu rrezikojnë jetën