Serbi/ Shaip Kamberi takohet me presidentin Vuçiç: Shqiptarët nuk kërkojnë poste qeveritare por respektimin e të drejtave të tyre

Serbi/ Shaip Kamberi takohet me presidentin Vuçiç: Shqiptarët nuk kërkojnë poste qeveritare por respektimin e të drejtave të tyre

Shaip Kamberi takon Presidentin Vuçiç

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, i cili mbron interesat e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe mbarë territorin serb, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin Aleksandër Vuçiç, në kuadër të organizimit të qeverisë së re serbe.

Kamberi ka deklaruar se pas 7 takimeve të zhvilluara në kohë të ndryshme me presidentin serb, problematikat të cilat diskutohen janë të njëjta dhe zgjidhja për to vazhdon të mos jepet.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, deputeti shqiptar në Serbi sqaron se i ka bërë të qartë Vuçiçit që shqiptarët në Serbi nuk kanë qëllim kryesor arritjen e posteve qeveritare, por respektimin e të drejtave të tyre dhe eliminimin e diskriminimit etnik.

“Në takimin e thirrur nga presidenti Vuçiç, unë rikonfirmova qëndrimin tonë: "Ne nuk po kërkojmë poste qeveritare në nivel shtetëror. Fokusi ynë i vetëm është avancimi i të drejtave të shqiptarëve!"

Diskriminimi duhet të ndalet, diplomat duhet të njihen. Duhet të fillojë trajtimi i barabartë’,- shkruan Kamberi.

Në një postim më të gjatë në Facebook, Kamberi renditi kërkesat për Vuçiç

Presidentit Vuçiç i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.

Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë.

Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici.

Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë.

Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë.

Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës.

Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon!

 

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë