Serbia 1 milion euro në ditë humbje nga taksa/ Ljajiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës

Serbia 1 milion euro në ditë humbje nga taksa/ Ljajiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës

Rasim Ljajiç

Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave të saj. Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiç i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës. “BE-ja duhet të jetë më e përfshirë.

Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai. Kujtojmë se SHBA po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë