Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës

Por pas reagimeve të shumta nga zyrtarët më të lartë të Kosovës shtetasit kosovarë, që udhëtonin me autobusë e mjete të tjera, janë lejuar të vazhdojnë rrugën. Kryeministri  Albin Kurti, e cilësoi si "shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut" ndalimin në territorin e Serbisë të shtetasve të Kosovës, të cilët, "janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet".

Ndërsa Serbia përmes një reagimi ka mohuar të ketë bllokuar kalimin shtetasve të Kosovës nga Kroacia në territorin e saj, duke argumentuar se ka forcuar masat dhe kontrollin në kufi. Ndërkaq ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ia ka bërë të ditur situatën e krijuar edhe të dërguarit të BE për dialogun Mirosllav Lajcak.

 Svecla thotë se qytetarët e Kosovës u mbajtën mbi 13 orë të bllokuar nga policia serbe u janë konfiskuar dokumentet personale dhe mbetën pa ushqime e pa ilaçe, ndërsa sipas tij një akt i tillë dëshmon rënien e demokracisë në Serbi dhe politikën e saj të agresionit.

“Ne nuk do të stepemi ndaj veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë as në CoE dhe as në BE”, thuhet në reagimin e Sveçlës.

Ndërkaq përmes një reagimi të zëdhënësit të BE Peter Stano, Brukseli e konsideroi shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes bllokimin e shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha Stano.

Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Serbët ndalojnë në Jarinjë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, pjesëtar i komunitetit serb

1713371081_jo.JPG

Foto: Dejan Jankoviç

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën e 17 prillit, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zulfaj thotë se autoritetet serbe  kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.

Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet” shkruan ai.

REL informon se brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviç - i cili vjen nga komuna e Shtërpcës - është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

Nadalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

 

 

Ora 16:16
U bllokuan prej mesnatës në kufi, lirohen autobusët, nisen për në Kosovë! Serbia u arsyetua me 'kontroll rutinë'

1713363646_kosove.JPG

Qytetarët e Kosovës të cilët ishin ndaluar në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci Serbi prej mesnatës kanë filluar të qarkullojnë. Qytetarët të cilët ishin duke shkuar në Kosovë dhe ata që ishin duke udhëtuar për në zonën Schengen ishin bllokuar në kufijtë e Serbisë. Atyre nuk i ishte dhënë asnjë informatë për pritjet të cilat filluan që nga ora 22:00 e datës 16 janar. Sipas medieve në Kosovë policia serbe deklaroi se i kishte ndaluar për kontroll rutinë.

Ora 16:00
Bllokimi i udhëtarëve nga Kosova, reagon zëdhënësi i BE-së: Serbia ka shkelur marrëveshjen, palët të zbatojnë detyrimet për dialog

1707141176_peterstano.jpg

Zëdhënësi i BE për politikë të jashte dhe sigurinë ka reaguar për Radio Evropa e Lirë në lidhje me autobusët e Kosovës të bllokuar në kufi me Serbinë. 

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano.

Stano ka përsëritur thirrjen për të dyja palët që të respektojnë obligimet nga dialogu.

“Presim nga palët që në tërësi të zbatojnë detyrimet e tyre nga dialogu, të cilat janë obliguese dhe të vlefshme. Ne, po ashtu, presim nga palët që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm për dialog në mënyrë që të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të rrezikoj sigurinë dhe stabilitetin“, ka shtuar ai.

Ora 14:55
Kosova njofton QUINT-in për bllokimin e qytetarëve në Serbi

1679727760_Screenshot6.jpg

Në një reagim të ri, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet e QUINT-it (SHBA, Britani, Gjermani, Itali, e Francë) dhe institucionet e Bashkimit Evropian e të tjera, për bllokimin e qindra kosovarëve në pikëkalimet kufitare të Serbisë me shtetet tjera.

Siç bëhet e ditur në njoftim të MPJD-së, qytetarët janë ndaluar pos pikëkalimit me Kroacinë, edhe në pikëkalimet kufitare Serbi-Hungari dhe madje edhe në Dheun e Bardhë. 

“Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje. Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja ka përsëritur apelin që shtetasit e Kosovës të mos kalojnë nëpër Serbi teksa e ka cilësuar veprimin e Serbisë si hakmarrës pas dështimit të përpjekjeve kundër votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës. 

Ora 14:42
Kurti: Mbi 300 shtetas të Kosovës janë ndaluar arbitrarisht në kufi! Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

1712312471_albinkurti.JPG

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshill të Evropës, ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë institucion. Tani vendimi mbetet në duart e ministrave të shteteve anëtare. 

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ora 14:11
Von Cramon: Serbia të lirojë kosovarët, mos ta turpërojë veten

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera.

Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë lënë në zonat neutrale qe më shumë se 15 orë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 17/04/2024 12:18

    Me vjen keq por ama shum mir ja u ban,kur ke rrug e zgjidhje sa te duash pse shkoni more te uruar andej, mjafton qe tmos kaloni neper serbi nuk i ke paguar asgje dhe nuk i ke dhane mundesine te luaj me Ty,

    Përgjigju
    • Nini bules: 17/04/2024 16:24

      Ja do shpirti te kalojn andej nga vellezerit e vet

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Protesta para bashkisë, vajza e Sali Berishës kërkon sërish lirimin e babait nga arresti shtëpiak, braktiset nga militantët

FOTOLAJM/ Protesta para bashkisë, vajza e Sali Berishës kërkon sërish lirimin e babait nga arresti shtëpiak, braktiset nga militantët