Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Qytetarët e Kosovës janë ftuar që të aplikojnë në Serbi për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për media, zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Sipas kësaj zyre, imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tani janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë.

Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen