Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë

  Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi shortin e kualifikueseve të Botërorit. Në Grupin K Shqipëria do të jetë me dy skuadra shumë të forta, Anglinë dhe Serbinë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.

 Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Për shkak të dënimit të dhënë sefundmi nga UEFA, që Serbia duhet të luaje 2 ndeshje pa tifozë në transfertë, në ndeshjen e Tiranës nuk do të këtë tifozë. 

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Në grupi K janë : Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat