Referendumi kushtetues serb përplas Prishtinën me Beogradin! Në kufi ndalohen materiale zgjedhore! Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën: Cënon rëndë sovranitetin

Referendumi kushtetues serb përplas Prishtinën me Beogradin! Në kufi ndalohen materiale zgjedhore! Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën: Cënon rëndë sovranitetin

Kamionët me material zgjedhor në pikën kufitare në Merdare

Referendumi serb për ndryshime kushtetuese po shkakton një konflikt të ri në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Mbrëmë në pikën kufitare Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka tentuar të importojë materiale zgjedhor në Kosovë për referendumin e ardhshëm në Serbi, i cili do të mbahet më 16 janar. Koordinatori i këtij Komisioni, serbi Marko Jankoviç, ishte i shoqëruar nga dy kamionë që transportonin material zgjedhor, lidhur me çka “ishte njoftuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë”.

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kamionët dhe ka arrestuar zyrtarin e Komisionit, si dhe vozitësit e kamionave. Në njoftim është thënë edhe se zyrtari i Komisionit është dërguar "në drejtim të panjohur". Lidhur me këtë çështje është thënë të jenë njoftuar edhe zyrtarë evropianë.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për zhvillimet e mbrëmshme në Merdare, ku u ndalua për intervistim koordinatori nga Serbia që sillte në Kosovë materialin për referendumin e Serbisë.  Sipas Policisë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona dhe që gjatë kontrollit është vërejtur se kanë pasur të ngarkuar material për referendumit që do të mbahet nesër në Serbi.

Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ata thanë se qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Më heret më 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar OSBE-në që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi. Ata i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot prej orës 14:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku ka miratuar rezolutën kundër synimeve të Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Rezoluta është miratuar me 76 vota për. Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK. PDK nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa Lista Serbe e ka braktisur atë.

Në këtë seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, e cila konfirmoi mbrëmjen e së premtes se deputetët e saj nuk do të jenë prezent në seancë. Shefi i GP të PDK, Abelard Tahiri ka thënë se PDK është kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, por, megjithatë, Qeveria do të duhej të kishte koordinim më të mirë me shtetet e BE-së dhe SHBA-të gjatë kësaj periudhe.

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Përplasja me Beogradin, Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën kundër referendumit serb në Kosovë

1642260791_4.png

\Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot rezolutën për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kjo rezolutë është miratuar me 76 vota për. Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK. PDK nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa Lista Serbe e ka braktisur atë.

Pikat e Rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës ë Kosovës për garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmonte drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Na rastin konkret të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë, u garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrurmenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës  meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë.

Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për të mbrojtur e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të gjithë qytetarëve të saj si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

PD: Të shpallet kampi i Burgosurve në Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë Muze Kombëtar

PD: Të shpallet kampi i Burgosurve në Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë Muze Kombëtar