Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari, çka do t'i mundësojë uljen e varësisë nga Rusia.
Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.
Komisioni Evropian dhuroi 49.6 milionë euro për ndërtimin e tubacionit ndërlidhës. 25 milionë euro u siguruan përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve ndërsa 22.5 milionë u siguruan nga Serbia.
“Me këtë tubacion po sigurojmë furnizime alternative me gaz, përveç gazit rus”, tha ministrja serbe e energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic. Në ceremoninë e organizuar në Nish morën pjesë edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Presidenti i Rumanisë Rumen Radev.
“Sot po ndryshojmë hartën energjetike të Evropës”, tha zoti Radev. “Tubacioni është i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Lufta në Ukrainë na bëri të mendojmë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe mbështetje”.
Më 15 nëntor, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror në vit duke filluar nga viti 2024./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?
-
Të drejta
85.5%
-
Të gabuara
9.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2083
Lajme të tjera
-
Përfundon periudha tranzitore për dinarin serb në Kosovë, nga nesër gjoba
11 Maj, 20:37
-
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
10 Maj, 22:27
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr/ Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë! Pjesë do jetë dhe nd.sekretari O'Brien
10 Maj, 20:27
-
BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit
10 Maj, 19:42
-
Petkoviq akuzon Kosovën për 'shkaktim krizash'
10 Maj, 17:44
-
Rusi/ Autobusi humb kontrollin dhe zhytet drejt e në lumë, 20 veta të bllokuar nën ujë (VIDEO)
10 Maj, 16:41
-
Ilya Gambashidze, personi që qeveria amerikane akuzon për fushatën e dezinformimit të Kremlinit
9 Maj, 18:52
-
Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave
9 Maj, 18:21
-
Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!
9 Maj, 17:51
-
Moska përkujton rënien e nazizmit nga Bashkimi Sovjetik, Putin: S’lejojmë askënd të na kërcënojë! Forcat bërthamore, gjithmonë gati
9 Maj, 12:57
-
E konfirmon Armand Duka, Shqipëria bashkohet me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët
9 Maj, 11:59
-
Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Sinjalet nga BE të qarta, duhet të përfundojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor! Realizoni reformat
9 Maj, 10:32