Sërish përleshje në protestë në Maqedoninë e Veriut, raportohet për të shtëna me armë! Kreu i opozitës Mickoski akuzon se një person donte ta vriste

SHKUP-Disa të shtëna me armë zjarri dhe përleshje kanë shoqëruar nisjen e protestës së mbrëmjes së sotme na Maqedoninë e Veriut.  Protestuesit që prej ditësh kanë dalë në shesh para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut në Shkup, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Ndërkohë që Lideri i opozitës Hristjan Mickosk ka deklaruar se një person ka dashur ta vrasë atë sonte. Ai përmes një statusi në Facebook, ka publikuar një fotografi ku thotë se ai person ka dashur ta vrasë, derisa, në pamjet e kamerave ai shihet se është duke gjuajtur në ajër.

Mickoski, sikurse edhe netëve të tjera, ka marrë pjesë në protestat që po organizohen kundër propozimit francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, ndërsa nga nata e mbrëmshme ato janë bërë më të dhunshme.

“Ky është njeriu që do të më vriste sonte. Kërkoj që menjëherë të ndalohet nga Spasovski dhe MPB!”, ka shkruar ai.

BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat anti evropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup.

 “Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sonte është dita e pestë e protestës, ndërkohë edhe mbrëmë pati përleshje para Kuvendit. Këto protesta po mbahen kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/07/2022 02:49

    Pse nuk bashkohemi me maqedonine qe dhe protestat ti bejme bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota